Ekspertët paralajmërojnë se ndjesia e etjes zbehet ndjeshëm me kalimin e moshës. Në shumë raste, të rriturit nuk arrijnë ta perceptojnë nevojën e tyre për ujë dhe pijnë shumë pak ujë apo lëngje.

Në momentin kur etja ‘thërret me zë të lartë’ organizmi i një të rrituri, e aq më shumë i një të moshuari është prekur nga fazat e para të dehidratimit.

Sipas ekspertëve, dehidratimi është një nga shkaqet më të përhapura të shtrimit në spital të personave mbi 50-të, shkruan Living.

Rreziku ndaj dehidratimit është më i lartë edhe si pasojë e përbërjes së organizmit që ndryshon me kalimin e moshës. Personat mbi 50-të kanë më pak depozita lëngjesh në trup.

Uji është i rëndësishëm për organizmin

Uji është i domosdoshëm për çdo funksion të organizmit. Sipas të dhënave, ai ndihmon në lubrifikimin e kyçeve, indeve, rregullimin e temperaturës së trupit dhe pompimin e gjakut nëpër muskuj.

Rrjedhimisht, mungesa e ujit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Në shumë raste, simptomat e dehidratimit janë të fshehura dhe shpesh anashkalohen.

Disa prej shenjave fillestare të dehidratimit tek të rriturit janë:

Tharja e gojës,
Lodhja,
Marramendja,
Kontraktimet muskulare.
Këto simptoma janë jo fort të qarta dhe shpesh mund t’i atribuohen problemeve të tjera shëndetësore, përdorimit të medikamenteve dhe vetë plakjes.

Personat mbi 50 mund të përfundojnë në spital si pasojë e dehidratimit të vazhdueshëm që shkakton vështirësi në ecje, konfuzion dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Share.
Exit mobile version