Në mëngjesin festiv të “7pa5” në Vizion plus nuk kanë munguar as sugjerimet e gatimeve speciale për natën e ndërrimit të viteve.

Me ndihmën e shefit të kuzhinës Mirsad Tagani, Alma dhe Syrjani i kanë prezantuar publikut një tryezë festivë të mbushur me pjata kreative dhe mëse të shijshme.

I pyetur nga moderatorët nëse të gatuash pjatat e një tryeze festive ka kosto të tepruara, Tagani tha se ajo çka kishte përgatitur ai për “7pa5” kishte një kosto më ekonomike krahas asaj çka përgatisin amvisat në shtëpitë e tyre.

Duke u drejtuar në një nga pjatat e para me bazë djathi shpjegoi që vetëm kostoja e asaj pjate ishte më pak se 3 $.

Shefi i kuzhinës theksoi se gabimi që amvisat bëjnë është tek sasia sesa tek përzgjedhja e menusë festive.

Gjithashtu Mirsadi konfirmoi edhe njëherë për publikun që shefat e kuzhinës nuk gatuajnë gjithmonë për familjet e tyre, herë për shkak të detyrës e hera herës sepse e bëjnë rrëmujë kuzhinën.

Pjatat e sjella nga shefi sillnin një menu të lehtë festive por të pasur në shije, miksi i djathërave e proshutës vendase, korketat e djathit si dhe gjeli i detit me përshesh finalizonin bukur mbrëmjen e fundit të vitit. /vizionplus.tv

 

 

 

Share.
Exit mobile version