Puna e stjuardeseve nuk është aspak e thjeshtë dhe fsheh disa situata të vështira me të cilat duhet të përballen.

Qofshin fluturime me distanca të gjata apo të shkurtra, kanë një protokoll specifik për të ndjekur dhe shpesh përballen me ankesat e pasagjerëve, të cilat nuk janë të pakta.

Ndaj, stjuardesat kanë folur për Business Insider dhe kanë dhënë këshilla se çfarë është mirë të mos bësh kurrë në fluturim, ndërsa kanë treguar se cila është ankesa më e shpeshtë e tyre, por edhe e pasagjerëve të tjerë.

“Mos u përkul ndenjësen”, thanë ato, duke shtuar se mund të dëshironi të jeni rehat, por nuk keni nevojë të shqetësoni personin tjetër. Nëse doni të shtriheni, është më mirë të pyesni me mirësjellje këdo që është ulur pas jush, në vend që t’i bini papritmas në fytyrë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version