Vendlindja e Shakirës, Barranquilla, e nderoi atë me një statujë 6 metra të lartë.
Artistja Yino Márques e krijoi statujën duke u frymëzuar nga lëvizje e saj më e njohur e kërcimit në videoklipin e vitit 2005 në këngën “Hips Don’t Lie”.
Këngëtarja ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar të buzëqeshur para statujës.
“Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo fillimisht.
/vizionplus.tv