Një vit i ri ka nisur tashmë dhe të gjithë duam të rifitojmë peshën që kishim para festave. Kështu që, ja ku jemi sërish për të folur mbi një tjetër temë, në fakt të shumëdiskutuar gjithmonë prej jush.

Prej shumë kohësh tashmë, po dëgjojmë shumë informacione përreth ushqimeve organike, dhe si një profesioniste, por edhe përzgjedhëse në jetën e përditshme, të ushqimeve të mira e të shëndetshme, sot dua t’ju tregoj “sekretin” kryesor të shëndetit të mirë. Ndoshta shumëkush prej jush mund të jetë dyshues mbi përdorimin e një diete me produkte organike ose më saktë mbi ndjekjen e rregullt të përdorimit të një diete të tillë, por më lejoni t’ju them që asgjë nuk është e pamundur!

Le t’a nisim atëherë diskutimin tonë pa humbur kohë me kuptimin e fjalëve “ushqime organike”. Çfarë janë? Pse janë kaq të mira e të nevojshme për shëndetin? Dhe më kryesorja, pse duhet t’i perdorim dhe si ndikojnë në shëndetin tonë dhe humbjen në peshë?

Termi “organik” i referohet mënyrës me të cilën janë rritur dhe trajtuar produktet e agrikulturës. Zakonisht kjo mënyrë varion nga shteti në shtet, por në përgjithësi ushqimet organike janë të patrajtuara me pesticide sintetike, pa fertilizues me bazë benzeni dhe sintetike, pa GMOs, etj. Atëherë këtu del edhe një përgjigje e pyetjes se pse duhet të përdorim ushqime të tilla; sigurisht sepse perimet dhe frutat e freskëta e të rritura në kushte të tilla, përmbajnë

fibra dhe nutrientë organikë, të cilët ndikojnë në reduktimin e oreksit dhe gjithashtu ndihmojnë në tretjen e shpejtë e të mirë të ushqimit nga organizmi.

Por si t’i dallojmë ushqimet organike?

Nëse perimet, frutat ose ushqime të tjera i blini në supermarket, sigurohuni që ato të mbajnë etiketën “organic production”, “organic product”, “100% organic”, etj, ose nëse i blini ato në treg, kërkoni të keni një pikë referimi tuajën të përhershme, se ku prodhohen dhe nëse keni mundësi, të krijoni edhe një burim të sigurt blerje të përhershme. Kjo do të krijonte edhe një besim të ndërsjellë konsumator-tregtar dhe do ju jepte me tepër siguri për produktin, prejardhjen e tij dhe mund të kërkoni edhe më tepër të dhëna mbi produktin.

Disa mënyra nëpërmjet të cilave mund të filloni një dietë organike janë:

-Filloni të konsumoni perime dhe fruta në të paktën dy vakte kryesore të ditës.

-Pini sa më shumë ujë dhe lëngje frutash të përgatitura në shtëpi nga vetë ju me fruta të freskëta.

-Mundohuni të njihni origjinën e ushqimeve që konsumoni.

-Absolutisht jo junk/fast food.

-Shtoni në dietën tuaj ushqimet me bazë proteinike.

-Shtoni aktivitetin fizik.

-Mos e stresoni veten se përse keni një peshë të caktuar trupore, pasi stresi ndikon në mënyrë të

drejtpërdrejtë me shumë proçese fiziologjike në trupin tonë, përfshirë metabolizmin.

-Vendosni qëllime në vetvete që duhet t’i mbani, në mënyrë që të keni rezultate të mira.

-Dashurojeni trupin tuaj, është ai që ju përfaqëson.

-Fokusohuni më tepër në pjesën shëndetësore, pasi shëndeti është thelbi i mirëqënies së përgjithshme.

-Konsumoni vakte të shpeshta dhe në porcione të vogla ushqimi.

-Një trup i shëndetshëm është një trup i fuqishëm, që ka nevojë për ushqime të mira, e si rrjedhojë do të

jetë një trup me peshë të pranueshme për ju dhe shëndetin tuaj të mirë.

-Shtoni çajrat me bazë bimore të kultivuara bio.

-Hiqni produktet me vaj palme nga dieta juaj e përditshme.

-Shmangni dietat ekstreme me pak produkte.

-Organizmi ka nevojë të konsumojë ushqime të larmishme dhe në sasinë e duhur.

-Konsumoni drithëra të ndryshme.

-Mundohuni të jeni sa më krijues në kuzhinë, duke përgatitur ushqime sa më të shëndetshme për veten tuaj. E meritoni në fund të fundit!

Share.
Exit mobile version