Dashi
Falë ndikimit dashamirës të Venusit, do të mund të shijoni një jetë të qetë martesore, pa përplasje apo përballje. Vetëm kini kujdes që të mos lejoni që rutina dhe zakonet të futen në jetën tuaj në çift. Nëse jeni beqarë, ndikimi i Diellit do të jetë i dobishëm. Kjo javë e gushtit duket e favorshme për takime. Atëherë kur të mos e prisni, mund të dashuroheni marrëzisht me dikë që nuk do të qëndrojë indiferent ndaj sharmit tuaj. Në fushën e punës, atmosfera astrologjike e epërsisë së qartë marsiane do të favorizojë ambicien tuaj, por kujdes të mos bini në utopizëm. Mos merrni përsipër projekte qartësisht të paarritshme, por kënaquni me projekte më modeste, por të arritshme. Vlerësimi është 7.5 pikë.
Demi
Pasioni do të arrijë kulmin këtë javë. Konfigurimet astrologjike të kësaj periudhe do të sjellin shumë gëzim dhe lumturi për çiftet që kanë kaluar momente të trishta dhe të ndërlikuara. Nëse jeni të vetmuar, yjet do t’ju ndihmojnë të përjetoni aventura romantike dhe pasionante. Intimiteti do t’ju shijojë më shumë se kurrë. Do të keni vetëm një dëshirë: të qëndroni sa më gjatë në të njëjtin shtrat me partnerin, ku do të argëtoheni si dy adoleshentë të vërtetë. Do të keni mundësinë të filloni një projekt pune të rëndësishëm. Megjithatë, mund të shfaqen probleme. Ju do të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato vetëm nëse do të dini të tregoheni elastikë dhe diplomatë. Vlerësimi është 8 pikë.
Binjakët
Nën ndikimin e Mërkurit, do të gjeni arsye të forta dhe justifikime të besueshme për të mos u rezistuar tundimeve dashurore, për të shijuar frutin e ndaluar. Ndoshta do të ishte ekzagjerim të thuash se do të tregoheni të papërmbajtur, por gjithsesi do të jepeni pas kënaqësive. Kujdes nga pasojat e rënda të një momenti të shkurtër mendjelehtësie! Do keni disa probleme në punë. Shmangni përfshirjen në diskutime mes kolegëve: do të bënit vetëm armiq. Nëse ka një keqkuptim, sqarojini menjëherë gjërat. Ata që janë të papërtuar, do të marrin kënaqësi të madhe nga puna e tyre. Vlerësimi është 8 pikë.
Gaforrja
Nëse jeni beqar, kjo është java e përsosur për të hedhur hapin e radhës dhe për t’u angazhuar seriozisht në marrëdhënien me të dashurin tuaj. Do ta keni shumë të lehtë t’ia shfaqni dashurinë partnerit dhe do të mund t’i tregoni atij si silleni ju kur jeni me të vërtetë të dashuruar. Megjithatë, ndikimi i Jupiterit mund të jetë paksa problematik: është vetëm çështje kohe para se t’ju bëjë të dashuroheni me një person tjetër dhe t’ju shtyjë në rrugën e tradhtisë! Me Plutonin në aspekt të mirë, ata që duan të fillojnë një biznes privat ose një profesion të pavarur do të ndihen mjaft të frymëzuar. Mërkuri në pozicion të favorshëm do të sjellë përfitime të mëdha për studentët dhe zyrtarët, pasi do t’i ndihmojë ata të realizojnë një projekt me qetësi, këmbëngulje dhe disiplinë. Vlerësimi është 7.5 pikë.
Luani
Sado të përpiqeni, sjellja juaj agresive pa dyshim që nuk do t’i pëlqejë partnerit, i cili mund të mos jetë aq ambicioz sa ju dhe të mos jetë në gjendje të mbajë ritmin tuaj. Bëni kompromis tani, përndryshe lidhja juaj mund të prishet për shkak të kësaj pengese. Ndoshta do të keni disa të përbashkëta me një partner të ri. Por kini kujdes: shumë njerëz duken të këndshëm në pamje të parë. Merrni kohë për të njohur plotësisht personin tjetër përpara se të bëni plane serioze. Në punë do bëni mirë të dëgjoni këshillat e atyre që ju rrethojnë. Sigurisht, nuk do t’ju pëlqejnë shumë, sepse do t’ju predikojnë të tregoheni të matur, gjë që nuk ju vjen për mbarë për momentin. Por do të jetë më mirë t’i dëgjoni për të shmangur çdo shqetësim të pakëndshëm. Vlerësimi është 6.5 pikë.
Virgjëresha
Me këtë konfigurim astrologjik, zemra juaj do të përjetojë surpriza të njëpasnjëshme, por do të keni edhe shumë mosmarrëveshje. Megjithatë, nuk do të dilni të traumatizuar nga kjo krizë, do të jeni në gjendje të rishikoni plotësisht marrëdhënien tuaj në çift, të filloni një histori të re dashurie ose të përjetoni dashurinë me shikim të parë. Mundohuni t’i kapni fluturimthi rastet që do t’ju ofrohen. Në punë do të keni zhvillime të reja që do t’ju lejojnë të përmirësoni profilin tuaj ose të bëni udhëtime të shumta. Bëni durim, suksesi nuk do të vonojë të arrijë. Nga ana tjetër, sjellja arrogante mund t’ju fusë në telashe. Vlerësimi është 7 pikë.
Peshorja
Nëse shmangni provokimet e panevojshme, sidomos në çështjet e organizimit të shtëpisë apo edukimit të fëmijëve, do të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin. Falë ndikimit pozitiv të Hënës do të mund të bëni biseda intelektuale me të dhe do të keni ndjesinë se keni në dorë botën. Venusi do të kujdeset për beqarët. Do t’ju ofrojë takime të bukura dhe magjepsëse, që do t’ju zgjojnë të gjitha shqisat. Me këto aspekte astrale, është koha të ndërmerrni sipërmarrje të reja profesionale! Sigurisht, në fillim do t’ju duhet të bëni durim dhe të përballeni me disa vonesa dhe pengesa, por do të rikuperoheni më vonë dhe atëherë përparimi do të jetë i shpejtë. Vlerësimi është 8 pikë.
Akrepi
Për momentin nuk do të ketë asnjë të re në sektorin e dashurisë, i cili do të mbetet i lirë nga çdo ndikim i drejtpërdrejtë planetar. Do të keni shanse të shkëlqyera për ta jetuar jetën në çift në paqe, ndoshta pak si shumë në paqe për shijet tuaja. Nëse jeni beqarë, me përjashtim të Jupiterit, i cili mund të sugjerojë një lojë joshjeje në kohën tuaj të lirë, planetët nuk do të jenë shumë aktivë në sektorin e takimeve romantike. Nëse nuk do të bini në dashuri, ngrohtësia e miqve dhe familjes do të jetë më se e mjaftueshme për t’ju bërë shoqëri. Nuk do të ketë javë më të mirë se kjo për të përfunduar një projekt të rëndësishëm profesional. Pengesat me të cilat keni luftuar do të zhduken papritur në mënyrë magjike, duke ju lejuar të jepni më të mirën tuaj. Meqenëse rruga është tashmë e qartë, nuk do të keni arsye për të hezituar apo për të krijuar zvarritje. Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm dhe realistë. Vlerësimi është 9 pikë.
Shigjetari
Aspekti i veçantë i Mërkurit do t’ju bëjë shumë kërkues ndaj partnerit. Nuk do t’i hapni rrugë për asgjë dhe vështirë se do të jeni të gatshëm t’i rregulloni gjërat. Përpiquni të moderoni kërkesat tuaja, nëse doni të ruani harmoninë e marrëdhënies suaj. Për beqarët është e vështirë t’i shohin gjërat qartë. Mos u hidhni verbërisht në asnjë histori dashurie, sepse rrezikoni të zhgënjeheni. Por nëse tregoheni të arsyeshëm, këtë herë do të arrini të takoni partnerin e ëndrrave tuaja. Jupiteri do ta vërë në qendër të vëmendjes jetën tuaj profesionale. Do të dëshironi të shkëlqeni, të jeni të suksesshëm dhe do t’ia dilni mbanë falë zgjuarsisë suaj. Mjafton t’i kushtoni vëmendje atmosferës në vendin e punës, e cila do të jetë mjaft e tensionuar. Vlerësimi është 7 pikë.
Bricjapi
Venusi do të favorizojë punët tuaja të zemrës, por Plutoni nuk do t’ju lërë të qetë. Çfarë do të thotë kjo? Thjesht se shumica prej jush do të luhaten mes lumturisë dhe tensionit, mes dëshirës dhe polemikave. Megjithatë, disa Bricjapë që i përkasin dhjetëditëshit të parë të shenjës do të hasin vështirësi reale në marrëdhëniet e tyre. Kini kujdes: nëse gjërat mes jush dhe partnerit tuaj nuk shkojnë mirë, nuk është koha për t’i përkeqësuar ato. Së fundmi, disa beqarë të shenjës mund të kenë një takim të paharrueshëm. Në vendin e punës do të ketë mungesë organizimi dhe rregulli. Mbyllini çështjet e punës sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë mënyrë mendja juaj do të jetë e lirë t’i përkushtohet aktiviteteve intelektuale stimuluese, që do të jenë shumë të dobishme për karrierën tuaj. Vlerësimi është 6 pikë.
Ujori
Për beqarët e shenjës, situata në dashuri do të jetë shumë e kënaqshme. Jupiteri do të garantojë stabilitet emocional, seriozitet dhe dëshirë për siguri, të gjitha në një klimë të ngrohtë dhe pasionante. Nëse jetoni në çift, ju pret një festë e vërtetë. Do t’i bëni surpriza të shumta partnerit, do t’i plotësoni çdo tekë dhe do ta bëni të lumtur. Në aspektin profesional pritet që të jetë një javë e shkëlqyer. Do të tregoheni të guximshëm, të ekuilibruar dhe do të ndiheni mirë me veten. Për më tepër, do të keni edhe disa ide të shkëlqyera. Përfitoni nga këto avantazhe që ofron planeti Saturn dhe filloni menjëherë punën. Mos hezitoni: aktiviteti juaj i pakufishëm së shpejti do të japë fryte. Vlerësimi është 9 pikë.
Peshqit
Atmosfera astrale e javës 12-18 gusht do të jetë shumë e dobishme për ata që nuk kanë lidhje sentimentale. Gjithashtu do të rezultojë pozitive për ata që do të vendosin të martohen ose të fillojnë një jetë së bashku. Venusi do të ketë një ndikim shumë pozitiv në jetën tuaj në çift. Marrëdhënia me partnerin do të kalojë një fazë plot butësi dhe sensualitet. Do të jeni dinamikë, me iniciativë dhe do të arrini të kapërceni çdo pengesë. Nuk do të tentoni të tregoheni perfeksionit, gjë që ndonjëherë ju pengon. Të gjithë do ta vlerësojnë përkushtimin tuaj në punë dhe kjo do të jetë në avantazhin tuaj. Vlerësimi është 9 pikë.