Ekziston një sasi minimale e gjumit që duhet të keni në mënyrë që të jeni në gjendje të ruani një shëndet të mirë. Ekspertët shpjeguan pse gjumi është vendimtar.
Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon të paktën shtatë orë gjumë në natë për të ruajtur shëndetin optimal, shkruan Time.com.
Nëse flini rregullisht më pak se kaq, “do të përjetoni pasoja fizike, psikologjike dhe sociale”, thotë Joe Dzierzewski, ekspert në këtë fushë.
Ekzistojnë megjithatë dy përjashtime.
Të rriturit e moshuar zakonisht kanë nevojë për më pak gjumë se sa njerëzit që janë më të rinj, thotë Lynelle Schneeberg, një psikologe gjumi dhe asistent profesoreshë e psikiatrisë në Yale Medicine.
Për shembull, nëse dikush në të 40-tat ka bërë tetë orë gjumë gjatë natës në mund të jetë në gjendje të funksionojë mirë me 6.5 orë në natë në të 70-at.
Njerëzit e moshuar prodhojnë më pak hormon melatonin që nxit gjumin dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë sëmundje ekzistuese që mund të ndërhyjnë me gjumin.
Përveç kësaj, një numër shumë i vogël njerëzish kanë një mutacion gjenetik që u lejon atyre të funksionojnë me më pak se 6.5 orë gjumë në natë pa pasoja të dukshme për shëndetin e tyre. Ky mutacion gjenetik është mjaft i rrallë, me ekspertët që vlerësojnë se prek vetëm një në 25,000 njerëz.