Nëse nuk ke një model no-frost (kundër ngrirjes), akulli në frigorifer mund të shndërrohet në një armik për t’u luftuar dhe me kalimin e kohës mund të provokojë problematika teknike dhe një konsum më të madh energjie. Nëse ky është rasti yt atëherë duhet të shkrish frigoriferin tënd të paktën tre herë në vit, mundësisht gjatë ndërrimit të stinës.

Cilat janë fazat ?

– Hiq nga frigoriferi të gjitha ushqimet; hidh ushqimet e skaduara, vendos në një termus ushqimet që akoma mund të përdorësh.
– Fike frigoriferin duke hequr spinën dhe vendos disa peceta të thata përtokë, ose një legën.
– Prit rreth një orë, deri sa akulli të shkrihet totalisht.
– Thaj me peceta ujin që është formuar, ndërkohë nëse akulli nuk është shkrirë i gjithi mund ta largosh më një spatul.
– Hiq raftet dhe gjithë aksesorët e frigoriferit dhe laji në lavaman me ujë të ngrohtë.
– Pastro frigoriferin nga brenda me ujë të ngrohtë, sodë buke dhe uthull.
– Ndiz frigoriferin dhe vendos përsëri ushqimet e mira.

Gjërat që nuk duhen bërë

Për të përshpejtuar shkrirjen e akullit mos përdor produkte kimike, sepse mund të shkrijnë pjesët e plastikës dhe të jenë gjithashtu të dëmshme për shëndetin. Gjithashtu ki parasysh mos përdorësh objekte me majë si thika ose gërshërë, sepse ka pajisje specifike për këtë punë. Mos përdor tharëse flokësh, nuk është e sigurtë. Ki parasysh që mbasi ta kesh pastruar frigoriferin,duhet ta ndezesh në një temperaturë më të lartë. Mbas rreth një ore mund të kthesh temperaturën e zakonshme.

 

Share.
Exit mobile version