Shumica e njerëzve kanë rutinat e tyre të vogla të mëngjesit, pavarësisht nëse kjo përfshin një vrapim të hershëm, një dhomë të rregullt ose një dush. Për më të organizuarit, rregullimi i shtratit mund të jetë një zakon për të nisur ditën.

Megjithatë, siç duket është më mirë të jesh më pak i organizuar dhe i çrregullt. Kryesisht ka të bëjë me rregullimin e shtratit herët në mëngjes. Një eksperte pastrimi shpjegon pse njerëzit duhet ta shmangin këtë zakon të përditshëm.

Ajo u bëri thirrje njerëzve që të ndalojnë rregullimin e shtratit të tyre sapo të ngrihen pasi është jetike që ta lini atë të “marrë frymë”. Siç zbuloi ajo, çarçafët tanë të ngrohtë natën tërheqin çimkat dhe pluhurin, që do të thotë se mbulesat do të duhet të ajrosen për ca kohë.

Në fakt, pas shpërthimit të fundit të insekteve, kjo lloj këshille merr më shumë vlerë. “Shumë njerëz ngrihen dhe rregullojnë shtratin e tyre menjëherë. Kjo është diçka që duhet të ndaloni së bërë. Ngrihuni nga shtrati, hiqni jorganin dhe lëreni shtratin të marrë frymë. Gjatë natës, lëkura jonë djersitet dhe ky është një magnet për ajrin dhe çimkat”, tha ai.

Share.
Exit mobile version