Të gjithëve na ka ndodhur të përplasemi me cepin e komodinës e të përfundojmë me shenja në këmbë, por disa njerëz përfundojnë me të nxira e hematoma edhe nga prekja më e lehtë. Këto shenja paralajmërojnë diçka, por njerëzit mendojnë se këto të fundit janë si pasojë e lëkurës delikate. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha arsye përse disa njerëz nxihen me lehtë pas një të goditure.

Me kalimin e moshës dhe kolagjenin që sa vjen e reduktohet , lëkura riparohet shumë më ngadalë. Lëkura bëheht më e hollë dhe venat e gjakur mund të shpërthejnë më lehtë duke ju lënë me hematoma dhe nga prekja më e lehtë.

Ekspozimi i tepruar në diell

Të gjithë e dimë që dielli është armiku numër 1 i lëkurës, duke na shkaktuar njolla kafe, rrudha dhe shenja, por ajo që nuk dini është rrezet UVA dhe UVB ndikojnë gjithashtu në strukturën e venave të gjakut. Nëse këto të fundit mund të zgjerohen apo çahen me lehte, e sigurt që dhe një pickim do t’ju linte me shenjë.

Medikamentet qe hollojnë gjakun kanë tendencën të hollojnë kapilarët. Nëse merrni ilace te tilla duhet të keni kujdes pasi goditja më e vogël do të krijojë një hematomë të zgjeruar.

Mungesa e vitaminës C

Kjo vitaminë ështëmë e rëndësishmja për shëndetin e lëkurës. Është një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Mungesa e saj shoqërohet me jo pak probleme, dhe ato të lëkurës janë më të zakonshmet.

Share.
Exit mobile version