Sa herë që vjen Viti i Ri, shumë njerëz fillojnë të mendojnë për gjërat që do të donin të arrinin. Nga gjërat shumë të vogla si të bësh më shumë stërvitje, deri te kursimet për të blerë shtëpinë ose makinën tuaj.

Shumë njerëz shkruajnë rregullisht në ditarin e tyre çdo 1 janar në mënyrën e vjetër – po duke përdorur stilolaps dhe letër – një listë të qëllimeve të tyre për vitin e ri, të cilave do t’i kthehen në ditën e fundit të vitit për të parë sa prej tyre kanë arritur.

Por, bërja e një liste të qëllimeve tuaja edhe nëse nuk i arrini është shumë e rëndësishme dhe ka 3 arsye pse.

Ju bën të ndiheni sikur një vit i ri, “më i freskët” po fillon për ju

Bërja e një liste qëllimesh në Vitin e Ri është pothuajse si të shtypni butonin “rivendosje”. Ju mund të vendosni qëllime të reja ose të rishikoni të vjetrat dhe të përcaktoni se si dëshironi t’i trajtoni ato. Çfarëdo qëllimi të vitit të ri që vendosni do t’ju bëjë të riorganizoni gjithçka që dëshironi të përmirësoni në jetën tuaj.

Duke shkruar qëllimet tuaja, do t’i shihni ato më qartë

Bërja e një liste qëllimesh ju jep një drejtim më të qartë dhe ju lejon të planifikoni kursin tuaj për të ardhmen. Pa qëllime, ndonjëherë përfundoni duke humbur kohën, paratë dhe energjinë tuaj, gjë që çon në ndjenjën e papërgatitjes për çdo mundësi që mund të shfaqet. Për shembull, të kesh një synim për të kërkuar një rritje rroge ose për të marrë një promovim do t’ju ndihmojë të mbani sytë hapur për mundësi përparimi ose edhe oferta më të mira që mund të shfaqen.

Në fund të vitit do ndiheni shumë mirë me veten

A keni arritur ndonjëherë diçka që ju dukej e pamundur në fillim? E mbani mend se çfarë ndjenje keni pasur në atë kohë? Kështu do të ndiheni njësoj, edhe nëse në fund të vitit – dhe pasi të keni bërë një listë objektivash në fillim – do të kuptoni se keni arritur qoftë edhe një nga objektivat që kishit vendosur. Nuk ka rëndësi se sa keni arritur, por që e keni arritur atë. Dhe kjo ndjenjë është ajo që do t’ju bëjë të ndiheni të lumtur për vitin e kaluar, sepse nuk keni qëndruar në stanjacion, por edhe ju shtyn të arrini edhe më shumë gjëra në vitin e ardhshëm. Sepse thjesht mundesh. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version