Piktori, artisti dhe pedagogu Gazmend Leka ishte i ftuar këtë të premte në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderuar nga Brikena Prifti.

Ai ka rrëfyer se si nisi gjithçka, ku tregoi se ndonjëherë edhe rastësisë është shumë e rëndësishme. Leka theksoi se që prej momentin që hyri në Lice, karriera e tij nisi rrugëtimin për të mos u ndalur më.

I pyetur nëse ka sot studentë pasionantë, Leka tha se ka shumë, edhe ata që janë pak më të dobët se kolegët, sërish pas shkolle bëjnë punë që lidhen me artin.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Si ka nisur, kush ka qenë personi i parë që zbuloi talentin tuaj?

Gazmend Leka: Kur ishim të vegjël ne vizatonim. Besoj se im atë dhe ime më do të kenë qenë. Sot prindërit kanë programe të rënda dhe të dëmshme për fëmijët, e marrin fëmijën e çojnë me vrap te piktori, basketbolli, e torturojnë, ne bënim qef kur ishim të vegjël. Rastësisht ka qenë një përsonazh që kur pa vizatimet i tha babait pse nuk e çon djalin në Licve. Nga ai moment nisi gjithçka.

Brikena Prifti: Ka patur një moment që kuptuat lidhjen me penelin?

Gazmend Leka: Jo ishte shumë tinëzare. Momenti ka qenë kur hyra në Lice, nuk ishte më e thjeshtë. Liceu ka qenë shkollë tjetër, atje kishe 2-3 nga shokët tanë që i binin violinës, ishte shkollë arti. Atje ishte koka e “Davidit” origjinale po them, se e kishin bërë gjermanët.

Brikena Prifti: A e kanë të njëjtin pasion studentët?

Gazmend Leka: Po ka studentë. Jeta vazhdon, edhe në kushte të vështira dhe në kushte të besueshme. Ka studentë shumë të mirë, ka dhe pak të cilët shkolla i ndihmon të kulturohen dhe në jetën e tyre bëjnë gjëra që kanë të bëjnë me artin. 2-3 studentë që unë në vit të parë kur jap mësim i shoh që mezi çapiten, por janë bërë më vonë shumë të mirë në punët e tyre. Unë ju kam thënë të gjithëve mos hani inat, ai e bën sot , ti mund ta bësh pas një viti.

Brikena Prifti: Talent apo punë, çfarë duhet më shumë?

Gazmend Leka: Duhen të dyja.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version