Ka disa ushqime të cilat luftojnë plakjen. Ndjekja e një diete të ekuilibruar që përfshin ushqime të pasura me lëndë ushqyese si frutat, perimet, drithërat, proteinat pa yndyrë dhe yndyrat e shëndetshme bën që të kemi një shëndet të mirë.

Këtu janë 5 super ushqime kundër plakjes.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë një efekt të shkëlqyer kundër plakjes. Ato luftojnë radikalet e lira dhe stresin oksidativ.

Ato sigurojnë gjithashtu një sasi të mirë të vitaminës C e cila promovon përthithjen e kalciumit, thelbësor për shëndetin e kockave dhe parandalimin e çrregullimeve të mëdha të lidhura me moshën, si osteoporoza.

Perimet me gjethe jeshile

Në listën e super ushqimeve kundër plakjes përfshihen edhe perimet me gjethe jeshile që përmbajnë klorofil antioksidant. Këto ushqime gjithashtu ofrojnë acid folik dhe vitamina të tjera B që janë të vlefshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar.

Ato janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave prebiotike që ndihmojnë në rritjen e popullatës së baktereve të vlefshme për shëndetin e zorrëve dhe të trupit në përgjithësi dhe për të nxitur prodhimin e acideve yndyrore me efekt anti-inflamator.

Mollët

Mollët janë gjithashtu ndër ushqimet super kundër plakjes. Ky frut ofron lëndë ushqyese të dobishme për neutralizimin e proceseve të organizmit.

Mollët janë veçanërisht të dobishme për shëndetin e zemrës për shkak të vetive të tyre kardioprotektive për shkak të pasurisë së tyre me antioksidantë, duke përfshirë acidet fenolike dhe polifenolet.

Vezët

Vezët janë burim i proteinave me vlerë të lartë biologjike dhe acideve yndyrore esenciale, të cilat janë të vlefshme për ruajtjen e muskujve dhe trurit të shëndetshëm.

Më pas ato ofrojnë kolinë, një lëndë ushqyese që lufton plakjen. Ato garantojnë gjithashtu selenin dhe zinkun, dy minerale me aktivitet antioksidues.

Qiqrat

Edhe qiqrat janë një ushqim i mirë kundër plakjes.  Avantazhi nuk është vetëm prania e fibrave, por edhe niseshteja, përfshirë amilozën, të cilat përthithen ngadalë, duke neutralizuar majat hiperglicemike (nivele shumë të larta të glukozës). Ndryshe nga burimet e proteinave shtazore, ato janë shumë të ulëta në yndyrë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version