Dy më pak të preferuarit nga televotimi ishin Valer Kolnikaj dhe Florian Agalliu . Ata u përballën në një sfidë me njëri-tjetrin.

“Secili nga dy sfidantët, si Flori si edhe Valeri do të rrinë njëri në krahun e majtë, tjetri në të djathtën. Pas tyre ka 3 flamuj të bardhë dhe tre blu. Valeri dhe Flori duhet të shtyjnë njeri-tjetrin për të marrë flamujt. Valeri ka flamujt e bardhë, ndërsa Flori blutë. Kush merr flamujt i hedh në fuqinë përkatëse”, shpjegoi Bes Kallaku, kryeplaku i “Ferma VIP”.

Gjatë sfidës, dy fermerët u lënduan, kjo pasi ishte pak e vështirë. Kujtojmë se Flori ka një dëmtim në këmbë. Agai ndërpreu lojën dhe vendosi se sfida do të shtyhet për ditën e hënë.

“Sfida e Valerit dhe Florit do të shtyhet për ditën e hënë”, komunikoi moderatorja Fjoralba Ponari. /vizionplus.tv

 

 

Share.
Exit mobile version