Gloria mbylli rrugëtimin në “Ferma VIP”. Ish-fermerja ka folur për herë të parë rreth eksperiencës në fermë.

“E prita pak më mirë se të eliminuarit e tjerë. E kisha përgatitur pak veten për lojën. Që kur mora vesh që do ishin dhe dy të tjerë në sfidë, e dija që do isha pak e penalizuar. Gjithashtu Xhesi kishte Albanon, i cili e mori me shumë inat sfidën për shkak të Valerit, kështuqë… Gjithsesi jam shumë e lumtur që dola me Valerin se është konkurrent shumë i fortë”, tha Gloria.

Opinionistët shprehën mendimin e tyre për ish-fermeren, të cilët thanë se e kishin parë edhe në 6 finalistët e fermës. E pyetur nga Armina Mevlani se çfarë ish-fermerja nuk duhet të kishte bërë, ose diçka që është penduar, Gloria u shpreh se duhet të luante më shumë, jo të ishte vetvetja. Sipas saj kjo mund t’a ketë penalizuar.

“Duhet të isha fokusuar më shumë në lojë sesa të isha totalisht Gloria. Po të kisha luajtur pak më shumë, ndoshta nuk do isha tani këtu. Ka njerëz që luajnë aty gjithë kohës. Unë 90% të kohës harroja që kishte një kamer, kjo më ka penalizuar besoj”, deklaroi Gloria.

Në lidhjen dhe përshëndetjen që Gloria bëri me fermerët, ajo përkrahu Baby G dhe Albanon, por gjithashtu u dha kurajo gjithë fermerëve.

“Baby G të dua! Jeni të mrekullueshëm që të gjithë. Produksioni ka bërë një përzgjedhje shumë të mirë. Jepini forca. Albano mos mu mërzit. Të dua shumë dhe jepi”, tha Gloria në lidhjen me fermerët./vizionplus.tv

 

 

 

Share.
Exit mobile version