Kjo pajisje konsumon energji elektrike si një frigorifer dhe të gjithë e kemi në shtëpi.
Kur mendoni për gjëra që konsumojnë shumë energji elektrike në shtëpinë tuaj, me siguri nuk mendoni për një ruter modest interneti. Por nëse e lini të ndezur gjatë gjithë ditës, do të konsumojë energji elektrike si dhe një frigorifer.
Prandaj, duhet t’i kushtoni vëmendje efikasitetit energjetik të ruterit përpara se ta blini atë dhe sigurohuni që ai të ketë konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është i ndezur ose në gjendje gatishmërie.
Agjencia Federale Gjermane për Mbrojtjen e Mjedisit pohon se është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket sepse përdor edhe linjën telefonike.
Nëse është kështu, këshilla është të blini një ruter që të ketë mundësinë të fikë të paktën internetin me valë kur nuk është në përdorim./vizionplus.tv