Njerëzit i hedhin ushqimet menjëherë sapo u ka kaluar data e skadencës, por shumë pak e dinë se edhe shumë sende shtëpiake që ne i përdorim çdo ditë kanë gjithashtu datë skadence.

Mendoni se disa produkte të tilla si peshqirët apo jastëkët mund të zgjasin përgjithmonë, por ato në të vërtetë duhet të zëvendësohen çdo disa vjet – përndryshe, mund të kenë efekte anësore negative në shëndetin tuaj.

Jastëkët: Dy deri në tre vjet

Jastëkët mbajnë qelizat e vdekura të lëkurës dhe merimangat e pluhurit, të cilat shkaktojnë alergji. Për më tepër, jastëkët e vjetër dhe deformohen, gjë që mund të shkaktojë dhimbje qafe dhe shpine. Zëvendësimi i jastëkut tuaj çdo 2-3 vjet do t’ju ndihmojë të mbani larg alergjitë dhe dhimbjet e qafës.

Pandoflat: Çdo 6 muaj

Pandoflat duhen ndërruar çdo gjashtë muaj apo më shumë. Për shkak se lahen shumë rrallë, ata mund të shkaktojnë infeksione të kërpudhave dhe të përhapin mikrobe. Përveç zëvendësimit të tyre çdo gjashtë muaj, duhet të siguroheni që t’i lani pantoflat rregullisht.

Sfungjerët e enëve: Çdo dy javë

Pavarësisht se sfungjeri juaj mund të zgjasë me muaj, ata duhen ndërruar çdo dy javë. Uji që përthithin, mund të shumëfishojë bakteret dhe të krijojnë myk.

Peshqirët: 1 deri në 3 vjet

Për shkak të larjes së shpeshtë, peshqirët zakonisht mund të zgjasin një deri në tre vjet ose më shumë. Edhe larja e peshqirëve me ujë të nxehtë nuk mund të zhdukë plotësisht mikrobet, prandaj sigurohuni që t’i zëvendësoni shpesh.

Furça e dhëmbëve: Çdo 3 muaj

E keni gabim kur mendoni se furça e dhëmbëve duhet ndërruar pasi të ketë humbur komplet formën e saj. Sipas stomatologëve, duke i mbajtur aq gjatë, ato prishin dhëmbët tuaj. Gjithashtu zëvendësojeni atë edhe pasi të keni kaluar një ftohje ose grip.

Krehëri i flokëve: Çdo 1 vit

Është e rëndësishme ta ndërroni krehërin çdo vit – kjo do t’i mbajë flokët më të shëndetshëm. Gjithashtu sigurohuni që ta pastroni atë të paktën një herë në javë.

Parfumi: 1 deri në 3 vjet

Nëse doni që parfumi t’ju zgjasë më shumë, ruajeni në një vend të freskët dhe me errësirë. Por nëse ngjyra ose aroma ndryshon, konsiderojeni si një shenjë se është koha ta hedhni në plehra.

Reçipetat: 1 deri në 2 vjet

Reçipetat duhet të zëvendësohen çdo vit, edhe nëse janë e një cilësie të mirë, pasi do humbisni rehatinë.

Mielli: 6 deri në 12 muaj

E keni gabim nëse mendoni se për shkak se mielli është një produkt i thatë, mund të zgjasë për shumë kohë. Ai ka një jetëgjatësi prej gjashtë muajsh deri në një vit.

Sfungjerët e trupit: Çdo dy muaj

Sfungjerët duhen ndërruar rregullisht çdo dy muaj, për të shmangur grumbullimin e baktereve. Duhet t’i mbani në një vend të thatë, dhe jo në dush.

Lugët e drurit: Çdo pesë vite

Druri ka më shumë pore se sa plastika apo metali, që e bën më të prekshme ndaj mikrobeve e baktereve, gjë që mund të çojë në lloje të ndryshme helmimesh nga ushqimi.

Erëzat: 1 deri në 3 vjet

Shumë njerëz mendojnë se erëzat zgjasin përgjithmonë, por nëse mbahen për shumë vite e humbasin aromën dhe efektin./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version