Si çdo të enjte, astrologia Meri Gjini në emisionin “7pa5” në Vizion Plus i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Një nënë nga Fieri pyet për fatin e vajzës së saj 24 vjeçare.
Meri Gjini tha se 2024 do të jetë një vit jashtëzakonisht i mirë, i cili do të kalojë dhe pritshmëritë e 24-vjeçares.
Meri Gjini: Jemi në një fazë dhe vit i cili do t’i japë mundësi për pozicionim si në çështje praktike ashtu edhe për veten e vet. Ajo që është e sigurt është pozicionimi shumë i rëndësishëm në drejtim të punës, sidomos në maj. Do marrë një status 3 gradë më të lartë nga çfarë e ka pasur deri në fundin e 2023. Një nga çështjet e rëndësishme që do diskutohet gjatë verës janë çështjet që i përkasin emocionit. Momentet më të rëndësishme janë në fund të shkurtit, që ka të bëjë me diçka të sajën dhe do ta bëjë të ndihet mirë.
Do të duhet të merret shumë seriozisht me mënyrën e të ushqyerit për të pasur rezultatin që ajo kërkon. Kemi një zgjerim të të ardhurave të veta dhe kemi çështje që i përkasin emocionit në fund të vitit. Duke nisur nga marsi i 2024 deri në moshën 31 vjeçare do jetë faza më e rëndësishme për këtë vajzë. Nuk ka asgjë në hartën e gocës që mund ta çorientojë. Është vit jashtëzakonsiht i mirë, i cili sjell një 10 gradsh më lart pritshmërive të gocës./vizionplus.tv