Gloria dhe Xhesika ishin dy fermeret më pak të preferuar spektaklin e kaluar, ndërsa Valeri dhe Albano më pak të preferuarit e spektaklit të sotëm.

Në bazë të votave të publikut, Gloria ishte në grup me Valerin dhe Albano në grup me Xhesikën, të cilët u përballën në sfidë.

“Të katër sfidantët janë ndarë në dy grupe. Xhesika dhe Albano ekipi i kuq, ndërsa Gloria dhe Valeri ekipi i verdhë. Loja nis në momentin që hapet banderi dhe do shkojnë të marrin objektet e vendosura në tavolina, sipas ngjyrave. Duhet të shkojnë të hapin sërish banderin, të marrin objektet. Në momentin që mbarojnë objektet, duhet të shkojnë t’i bjenë këmbanës. Kush ka marrë gjithë objektet, pasi të numërohen, janë edhe fituesit”, shpjegoi Bes Kallaku, kryeplaku i “Ferma VIP”.

Xhesika dhe Albano fituan sfidën, ndërsa Valeri dhe Gloria mbyllën rrugëtimin në “Ferma VIP”. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version