Sipas hulumtimeve te kryera, ecja mbrapsht mund të ketë përfitime befasuese si për shëndetin tuaj fizik ashtu edhe për trurin tuaj.

Ecja mbrapsht, ka një histori shumë të pasur. Ka raporte që datojnë që nga fillimi i shekullit të 19-të të njerëzve që ecin qindra, dhe ndonjëherë mijëra milje, në të kundërt.

Por për shkak të ndryshimit në biomekanikë, ecja prapa mund të sjellë disa përfitime fizike. Shpesh përdoret në fizioterapi për të lehtësuar dhimbjet e shpinës, problemet e gjurit dhe artritin. Disa studime madje sugjerojnë se ecja mbrapsht mund të ndikojë pozitivisht në aftësitë njohëse si kujtesa, koha e reagimit dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Michael Mosley në një episod të fundit të podcast-it të BBC-së dhe emisionit Radio 4, zbulon këshilla çuditërisht të thjeshta që janë vërtetuar shkencërisht se ndryshojnë jetën tuaj.

Janet Dufek, një eksperte në biomekanikë në Universitetin e Nevadës në SHBA, ka hulumtuar lëvizjen prapa për më shumë se 20 vjet. Ajo dhe kolegët e saj kanë gjetur se ecja mbrpsht për vetëm 10-15 minuta në ditë, gjatë një periudhe katër javore, rrit fleksibilitetin e kërdhokullave.

Ecja mbrapsht gjithashtu mund të forcojë muskujt në shpinë, përgjegjës për stabilitetin dhe fleksibilitetin e shtyllës kurrizore. Dhe në një studim tjetër të udhëhequr nga Dufek, një grup prej pesë atletësh vetë-raportuan një reduktim të dhimbjes së shpinës pas periudhave të ecjes prapa.

“Hulumtimi ynë ka treguar se, në mënyrë indirekte, ecja mbrapa ka disa përfitime në lidhje me dhimbjen e shpinës”, thotë Dufek. “Shpesh një nga pjesët që lidhet me dhimbjen e shpinës është kërthiza e ngushtë dhe ecja mbrapa ndikon aty”, shtoi ajo.

Stërvitjet e ecjes mbrapsht dhe vrapimi mbrapsht përdoren tashmë në disa stërvitje sportive, veçanërisht në sportet ekipore, të cilat kërkojnë shkathtësinë për të lëvizur shpejt përpara, prapa dhe anash. Duke qenë se forcon nyjet e gjurit, vrapimi mbrapsht është gjithashtu i dobishëm për të ndihmuar në mbrojtjen e atletëve nga lëndimet.

Kjo lloj ecje është provuar se ndihmon jo vetëm të rinjtë sportistë, por edhe të moshuarit, individët obezë, të sëmurët nga osteoartriti dhe pacientët me dëmtime në ecje. Është zbuluar gjithashtu se ecja mbrapa djeg më shumë kalori sesa ecja përpara.

Por pse është kaq e dobishme?

“Biomekanika e ecjes mbrapa është shumë e ndryshme nga ecja përpara,” deklaron Dufek Mosley-t. “Në ecjen prapa, ka një gamë të reduktuar të lëvizjes në gju që mund të sjellë përfitime për individët që duan të rehabilitohen nga operacioni i gjurit”.

Një studim i fundit zbuloi se diapazoni i lëvizjes në nyjet e ijeve dhe të gjurit zvogëlohet shumë gjatë ecjes mbrapa. Ndërsa ecja përpara fillon me kontaktin me thembër, ecja mbrapa fillon me kontaktin me gishtin e këmbës dhe thembra ndonjëherë nuk ulet kurrë në tokë. Si rezultat, ndihet më pak ndikim në nyjen e gjurit dhe përdoren më shumë muskuj të ndryshëm në krahasim me ecjen normale.

Personat që janë praktikuar të ecin prapa kanë një kohë më të shpejtë të reagimit, ndoshta sepse truri i tyre tashmë ishte mësuar të kryente një detyrë të papërshtatshme

Ndërkohë nyja e kyçit të këmbës merr më shumë goditje gjatë ecjes mbrapa. Muskujt e aktivizuar në lëvizjen e përkuljes shputore luajnë një rol më të madh në ecjen prapa për të ngadalësuar kyçin e këmbës dhe për të thithur goditjen.

Pra, duket se ka diçka të vërtetë në pretendimin e Harmonit për forcë superiore të kyçit të këmbës.

Por përfitimet nuk mbarojnë me kyçe më të forta.

Studiuesit kanë gjetur gjithashtu dallime në vendndodhjen e aktivitetit nervor kur kryhen hapat mbrapa krahasuar me hapat përpara. Korteksi paraballor, përgjegjës për aftësitë njohëse si vendimmarrja dhe zgjidhja e problemeve, është veçanërisht aktiv kur tërhiqet prapa.

Share.
Exit mobile version