Të hash arra çdo ditë i bën mirë organizmit. Shumë studime kanë treguar se arrat, bajamet dhe lajthitë kanë fibra, yndyrna të mira dhe proteina që të bëjnë të ndihesh i ngopur, duke mos lejuar që të hani me tepri. Gjithashtu, mund të parandalojnë edhe sëmundje të zemrës, gjithmonë nëse hahen në mënyrë të moderuar.

Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, lajthive dhe bajameve do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor. Por, ne do ju tregojmë me saktësi se sa mund të hani pa problem.

Për shembull, 23 bajame janë në rregull, por 23 arra braziliane janë 4 herë më shumë sesa norma. Por, duke qenë se janë një ushqim i shëndetshëm, njerëzit mendojnë se nuk na bëjnë dëm sado që të hamë.

Mos i hani arrat si të ishin kokoshka

Arrat, bajamet dhe lajthitë shiten në paketime të mëdha, gjë që e bën më të lehtë konsumin e tepërt të tyre. Kur jeni duke parë film ose serial, nuk duhet ngrënë as gjysmë e pakos, e jo më e gjitha. Merrni vetëm një grusht përpara që të mos hani shumë.

Sasia e duhur

Po jua japim me shifra sasinë e duhur për konsum ditor:

49 stika

28 kikirikë

23 bajame

21 lajthi

6 arra braziliane.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version