Paqëndrueshmëria financiare mund të jetë diçka e frikshme ose stresuese dhe realiteti është se shumica prej nesh e kanë ndier të paktën një herë presionin financiar. Për fat të mirë, sipas astrologes Atheana Ritchie, ka një sezon të bollshëm në horizont për dy shenja që në thelb do të jenë magnetë të parave për pjesën tjetër të vitit.

Peshorja

Nëse jeni Peshore, atëherë jeni me fat. Pavarësisht se ju keni kaluar një kohë të vështirë vitin e fundit, sipas Ritchie, fundi i vështirësive financiare është afër falë Jupiterit te Binjakët që formon një treshe harmonike në shenjën tuaj dhe ju çon drejt prosperitetit dhe pasurisë.

E gjithë kjo energji do t’ju bëjë gjithnjë e më të hapur, duke ju dhënë qartësinë që ju nevojitet për të marrë vendimet më të mira për karrierën tuaj.

Shigjetari

Duket se fati është pothuajse gjithmonë në anën tuaj, dhe ky vit nuk bën përjashtim. Astrologia shpjegoi se Shigjetari drejtohet nga Jupiteri, planeti i fatit. Për shkak të kësaj, ju pothuajse gjithmonë keni një bollëk në jetën tuaj. Megjithatë, ky vit do të jetë pak më ndryshe pasi fati fokusohet më shumë në aftësinë tuaj për të krijuar lidhje.

Do të ndjeni se një test pason një tjetër, por kjo do të bëhet vetëm për të parë nëse e dëshironi vërtet atë që kërkoni. Nëse është kështu, atëherë patjetër do të keni sukses./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version