Mizat më së shpeshti mblidhen rreth ushqimeve të mbetura ose jashtëqitjeve të kafshëve, dhe vende të tilla janë plot me baktere dhe viruse.

Mizat u quajtën gjerësisht dikur “bleta e djallit” dhe për arsye të mirë. Këto insekte mund të transmetojnë sëmundje të tilla si kolera, dizenteria, tifoja, si dhe bakteret që mund të shkaktojnë ulçerë në stomak.

Ekspertët nga Universiteti i Pensilvanisë zbuluan se mizat mund të transmetojnë deri në 351 lloje bakteresh! Përqendrimi më i lartë i mikrobeve të padëshiruara në trupin e mizës gjendet në këmbët dhe krahët e saj.

Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se mizat në zonat urbane transmetojnë më shumë sëmundje sesa në zonat rurale.

Këto insekte bezdisëse bartin mikroorganizma përgjegjës për sëmundje të rënda si dizenteria, salmonela, gripi i stomakut, tifoja, kolera, tuberkulozi dhe shumë të tjera.

Biologët kanë paralajmëruar se kur mizat ulen në një vend, ato lënë pas koloni të shumta bakteresh.

Share.
Exit mobile version