Të bësh një përshtypje të parë të mirë në një intervistë pune është një pjesë e madhe e suksesit. Përveç përvojës dhe aftësive tuaja, një mënyrë e rëndësishme për të mos humbur qëllimin është të mos jepni përgjigje klishe për pyetjet që do t’ju bëhen.

Një prej tyre është pyetja se “cilat janë dobësitë apo disavantazhet tuaja”. Dhe për çdo pyetje, ka një përgjigje të gabuar. Sipas CNBC, në këtë rast, të prezantosh veten si një perfeksionist ose një punëtor është në fakt një zgjedhje e gabuar.

“Oh po, kjo është një dobësi e vërtetë, në rregull”, vuri në dukje Tom Giebel, CEO i agjencisë LaSalle Network. Të thuash që dëshiron të jesh perfekt dhe të punosh gjatë gjithë kohës është një përgjigje jo e vërtetë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version