Mariglen Doda, personal trainer është bashkuar mëngjesin e sotëm me emisionin “7pa5” në ekranin e Vizion Plus. Doda ka dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata persona që merren me stërvitje dhe ata që dëshirojnë të humbasin kilet e tepërta të marra gjatë festave të fundvitit.
Doda: Do na duhet për një kg 1 javë stërvitje për ta humbur dhe do kisha sugjeruar që të kemi shumë kujdes me pjesën e ushqimeve. Pas festave duhet rikthimi sa më shpejt në palestër.
Kjo është më shumë për personat që janë marrë edhe para festave me stërvitje dhe tipat që kanë qenë më shumë aktiv.
Nuk është mirë që të bëhet çdo ditë stërvitje intensive sepse muskuli do kohën e vet të rekuperohet.
Na duhet një stërvitje e rregullt, e vazhdueshme dhe e shoqëruar me një regjim ushqimor të mirë. Ne duhet të heqim dorë nga kequshryerja, jo nga ushqimi. Ushqimet që kanë pak yndyrna dhe më shumë proteina janë karbohidratet.
Te pjesa e ushqimeve që kanë shumë kalori duhet të kemi shumë kujdes që mos marrim shumë kile. Femrat e kanë më të vështirë për të humbur peshë, por humbja e peshës është një sfidë më vete, që është pak mëshumë individuale sepse te çdo person varet nga mënyra e jetesës që bën./vizionplus.tv