Xhelozia, në një farë mase, është legjitime në marrëdhënie. Përfaqësuesit e mëposhtëm të zodiakut, megjithatë, mjaft shpesh e keqinterpretojnë atë.
Dashi
Një nga karakteristikat e tyre kryesore është konkurrenca. Dashi ndihet i pakëndshëm kur të tjerët arrijnë më shumë se ata dhe shpeshherë mund të bëhen të vegjël për shkak të xhelozisë së tyre. Në marrëdhëniet e tyre personale bëhen posesive dhe ka mundësi që të reagojnë shumë fort (nuk shquhen për gjakftohtësinë e tyre) nëse ndihen të ekspozuar ndaj mjedisit të tyre ose partneri mund t’i lërë.
Demi
Ata vështirë se mund ta fshehin nevojën e tyre për të konfirmuar “pronësinë” e tyre tek të dashurit e tyre. Ata janë posesiv dhe mbrojnë në çdo mënyrë ata që i konsiderojnë “të tyret”. Edhe në marrëdhëniet miqësore ndihen të tradhtuar kur ata që i konsiderojnë “të afërt” gjejnë miq të tjerë.
Virgjëresha
Problemi i Virgjëreshave nuk është suksesi i të tjerëve, si Dashi. Ata nuk e kanë problem që të ketë njerëz të suksesshëm për sa kohë që ky sukses nuk e kalon të tyren. Nëse kjo ndodh, atëherë sjellja e tyre bëhet manipuluese dhe ata përpiqen të zvogëlojnë personin tjetër në mënyrë që të ndihen keq dhe të pafavorizuar për jetën e tyre. Në lidhjet e dashurisë sërish nuk do të ketë shpërthime, por edhe aty manipulime. Thëniet si “Unë të besoj, ti bëj çfarë të duash” nuk do të ndalojnë të dalin nga goja e tyre. Sigurisht, ata nuk besojnë asgjë që thonë.
Akrepi
Akrepat nuk janë as si Dashi dhe as Virgjëreshat. Ata nuk kujdesen aq shumë për suksesin e të tjerëve , sa u intereson që ata vetë nuk janë aq të suksesshëm. Ata do të donin të ishin gjithmonë me fat dhe t’u ndodhin të gjitha gjërat e mira. Nëse kjo nuk ndodh, ata bëhen të mërzitur dhe të shqetësuar. Nga ana tjetër, në fushën e dashurisë, nuk do të dëshironit ta bënit xheloz një Akrep. Frika nga braktisja i bën ata veçanërisht hakmarrës dhe mizorë, ndërsa edhe nëse duken të relaksuar, nuk e harrojnë kurrë atë që i lëndoi./vizionplus.tv