Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme.

Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci. Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.

Oksidimi

Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun. Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira.

Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave. Sipas Agroweb vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë studimet.

Studimet shkencore mbi rolin e vitaminës E

Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është:

Ngushtimi i enëve të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut

Sëmundjet e zemrës

Dëmtimi i qelizave

Vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut. Radikalet e lira nxiten më shumë nga duhanpirja, ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.

Njerëzit mund ta marrin vitaminën E nëpërmjet ushqimit Kujdes me suplementët, nëse e teproni mund të përballeni me disa efekte anësore.

Burimet ushqimore të vitaminës E

Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E

Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E

Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.

Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.

Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.

Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E

Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.

Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.

Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë.

Share.
Exit mobile version