Ish-marrëdhëniet janë një çështje e ndjeshme, por është padyshim diçka që nuk mund ta shmangni.

Nëse dikush dëshiron shumë t’ju njohë, të kuptojë se kush jeni, ju pyet për ish-ët tuaj. Kështu që atje duhet të luani lojën tuaj dhe të jeni shumë të kujdesshëm. Sigurisht jo të gënjeni, por patjetër të mbani për vete disa detaje të vogla. Nëse veproni në këtë mënyrë, patjetër që nuk do të keni asnjë problem.

Të gjithë kemi takuar një person të mrekullueshëm në një moment të jetës sonë, por pse të përmendim në lidhjen tuaj të re se çfarë gruaje fantastike ishte ish-i juaj? Do i krijoni pa asnjë arsye pasiguri, pasi ajo do ndihet e papërshtatshme dhe se nuk do të ketë kurrë përparësi në sytë tuaj. Nëse ndjeni nevojën të flisni për ish-in tuaj, atëherë padyshim që nuk e keni harruar atë dhe do të ishte më mirë të mos hyni në një lidhje të re, e cila për arsye të dukshme do të jetë e dënuar. Mendoni se sa keq do të ndiheshit nëse ajo do të vazhdonte t’ju fliste për ish-in e saj të përsosur.

Sa më sipër nuk do të thotë se duhet të shani ish-in tuaj. Fakti që ajo ju la/ju shau/ju tradhtoi, nuk ju jep të drejtë t’i bëni përshkrime të pahijshme. Do të dukeni si kompleks, hakmarrës dhe e dashura juaj e re ndoshta do të mendojë se jeni ende të mbërthyer me të. Thuaj të vërtetën nëse pyetet ose nëse e nxjerr biseda, por mos filloni të shani. Flisni për të me indiferencë, për të vërtetuar se e keni mbaruar ndarjen dhe e keni lënë në të kaluarën e errët.

Identiteti seksual i çdo personi është i ndryshëm, ashtu si pamja dhe karakteri i secilit është i ndryshëm. Në seks nuk ka partner objektivisht të mirë apo të keq, por është çështje kimie dhe jo të gjithë janë të pajtueshëm me të gjithë. Fakti që ju dhe ish-i juaj keni pasur kimi të mirë seksi nuk është diçka që ish-i juaj duhet të dijë, përveç nëse doni ta bëni atë të ndihet e pasigurt. Edhe nëse nuk jeni të kënaqur me performancën seksuale të partnerit tuaj të ri, provoni pozicione të reja, eksperimentoni dhe gjeni ekuilibrin tuaj.

Është shumë e rëndësishme që një grua të ketë një marrëdhënie të mirë me prindërit e partnerit të saj dhe miratimi joformal i tyre funksionon pozitivisht në marrëdhënie. T’i përmendësh të dashurës se prindërit e tu kishin ish-in si vajzën e tyre, vetëm sa do ta bëjë atë të ndihet e trishtuar dhe e turpëruar kur t’i takojë. Ata do të zgjojnë tek ajo ndjenja konkurruese dhe ajo vazhdimisht do të përpiqet të pëlqehet prej tyre sa më shumë. Edhe nëse prindërit tuaj e adhuronin ish-in tuaj, do të ishte mirë të mos përmendni marrëdhënien mes tyre. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version