Besimi është një pjesë e madhe e themelit psikologjik të njerëzimit. Ai luan një rol jetik në miqësi, marrëdhënie, dinamikë familjare dhe punë. Pra, të dish se kujt mund t’i besosh dhe kur mund t’i besosh është gjithmonë e rëndësishme. E keqja është se jo të gjithë janë të besueshëm dhe, për fat të keq, nuk mund t’i identifikojmë lehtë se cilët janë. Për fat të mirë, shkenca e psikologjisë së sjelljes (kognitive) ka punuar për të gjetur shenjat joverbale që mund të na ndihmojnë të kuptojmë nëse mund t’i besojmë dikujt apo jo.

Në fakt, sipas hulumtimeve ekzistojnë katër shenja joverbale që nëse vëreni dikë është më mirë të shmangni besimin. Nëse i vëzhgoni këta elementë të veçuar, mund të mos kuptoni shumë. Megjithatë, nëse një mashkull e bazon sjelljen e tij shpesh në këto katër elementë, atëherë duhet të mendoni dy herë përpara se t’i besoni atij.

Këto katër elementë janë diçka që me siguri e keni parë mjaft, apo edhe diçka që e bëni shpesh. Këto katër shenja joverbale që mund t’i përdorni për të gjykuar nëse duhet t’i besoni dikujt apo jo janë: prekja e fytyrës, lëvizjet nervore të gishtërinjve, kryqëzimi i krahëve dhe largimi nga bashkëbiseduesi gjatë bisedës (përkulur nga shpina).

“Të shohësh dikë thjesht të kryqëzojë krahët nuk është domosdoshmërisht një shenjë e pabesueshmërisë, ashtu si të mbështetesh në karrigen e tij për një kohë të shkurtër ndërkohë që po flet nuk do të thotë se ata nuk janë të interesuar”, thotë Nick Hobson, një studiues i sjelljes në Inc. com. Ai thjesht mund të shtrijë muskujt e ose të kryqëzojë krahët për t’u ndjerë më rehat. Megjithatë, siç vëren eksperti, kombinimi i lëvizjeve të mësipërme mund t’ju ndihmojë të vendosni se sa t’i besoni një personi. Në fakt, sa më shpesh një person i bën këto lëvizje, aq më pak i besueshëm është. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version