Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm parashikimin e Horoskopit për javën e fundit të qershorin në “7pa5” në Vizion Plus.

Hëna është në humbje. Mbyllim qershorin me 3 hyrje katërkëndore. Hëna kalon sot edhe nesër të ujorët dhe na gjen duke diskutuar për pushimet. Mesi i javës është për të sqaruar çështje dhe ujdi të rëndësishme.

Saturni do vazhdoj të jetë në të drejtë deri në 30 qershor. Në vazhdimësi kemi hyrjen e mërkurit me saturnin në 5 këndësh. Është hyrje pozitive. Mos mbartni çështje të pazgjidhura për në korrik. Mbyllini gjatë kësaj jave.

Dashuria do dominojë ngjyrat e kësaj jave.

Dashi
Sot edhe nesër do merret më çështje sociale. Me takime, bisedime e ambjente shumë shoqërore. E nisin javën lehtshëm. Mesjava u jep mundësi për të zgjidhur çështje në të cilat janë impnjuar së fundmi. Mund të ketë lidhje me ekonominë ose komunikimin. Do ketë sqarime me miqtë që janë mërzitur.

Demi
Një javë shumë e mirë. Duhet të kuptojnë se kjo javë është më e rëndësishme, më produktivja e muajit qershor. Duhet të vendosin prioritet çfarë kanë të rëndësishme. E mërkurar dhe e enjtja quhen ditë suksesi. Qofshin ujdi, çështje pune apo dërgimi i një CV vendosini prioritet nga e mërkura deri në javën që vjen. Marsi është te ata në trekëndësh me Venusin, nga e enjtja dashuria do ngjyrosi fundjavën.

Binjakët
Me ekulibra më të qetë me njerëzit e tyre. Do ta gjejnë veten lehtësisht duke buzëqeshur, më optimist dhe më pozitiv. Java ka takime të rëndësishme. Duke qenë që jupiteri është në një hyrje shumë të rëndësishme te ata, nëse ka diçka që u duhet guxim ose risk në lëvizjet e tyre do ishte mirë t’i vendosni në agjendë të mërkurën paradite.

Gaforrja
Keni diellin me vete, venusin dhe mërkurin. Çfarë ka të bëjë me sqarime dhe diskutime duhet t’i vendosni në agjendë sot. Quhet javë e mirë dhe javë suksesi. Kemi jupiterin dhe ka të bëjë me planet e të kaluarës. Planet që nuk morën zhvillimin që prisnit do jetë mirë t’i vendosni në agjendë që nga nesër. Çfarë keni menduar të pamundur trajtojeni me prioritet.

Luani
Me ritëm të ngadaltë duhet ta nisin javën. Ka zhvillime në raport me sqarime dhe diskutime me partnerët. Ka gjithashtu zhvillime familjare. E mërkura dhe e enjtja ka diçka të mirë, që mund të jetë ujdi ekonomike ose profesionale. Pavarësisht datës së tyre të lindjes, shija e rritjes profesionaole do dominojë te luanët.

Virgjëresha
Me këtë mërkur në hyrje pozitive me saturnin te peshqit. Që do qëndrojë në lëvizje të drejtë deri më 30 qershor. Më 30 kthehet në retrogradë duke lehtësuar shumë bashkëpunimet në ambjentet e punës. Nëse e ndjeni veten në udhëkryq dhe s’dini çfarë drejtimi t’i japini një çështje profesionale, do ishte mirë të ndani shqetësimet e tyre me njerëz që besojnë dhe kanë më shumë përvojë profesionale në drejtimin e tyre. Diskutojini dhe dëgjoni veten. Nga mesi i javës, Marsi është në një pozicion të favorshëm për Virgjëreshën dhe i jep mundësira për të dalë nga këto udhëkryqe dhe rritet produktiviteti i tyre.

Peshorja
Një javë e mirë. Shumë e qeshur, pozitive. Kemi hyrje të mira në vendosje planetare. Për peshoren do jetë një shije e mirë me familjen dhe shoqërinë. Javë që e merrni lehtshëm dhe qëndroni në sipërfaqje. Për ata që janë të hapur ndaj surprizave, duhet të përgatiten ditën e enjte.

Akrepi
Nis dhe mbaron java me prioritet emocionet e tyre. Çështjet që kanë të bëjnë me jetën personale, jetën në çift, erosin. Kjo javë do japi mundësi për sqarime dhe lehtësime. Loja e flirtit nuk ka për të munguar për ata që janë në kërkim të erosit. Do ketë shumë pak luhatje e mërkura, por në përgjithesi do ketë shije të mirë.

Shigjetarët
Do e gjejnë veten këtë javë duke sqaruar problematika në jetën në çift, që kanë nisur që nga fundi i majit. Do përshpejtojnë çdo gjë në lidhje me jetën në çift. Për beqarët duhet të presin dhe pak. Venusi te gaforrja ndihmon më tepër pjesën sociale, shoqërore.

Bricjapi
Edhe bricjapi do merret me ekulibrat me jetën në çift. Por jo të foksuaur të problematikat, por për tu qetësuar nga lodhja e fundjavës. Do të qetësojë shpirtin e tyre, mendimin e tyre dhe ka një atmosferë shumë harmonike nisur nga mbrëmja e ditës së nesërme. Hëna te Peshqit i ndihmon të ndihen të përkëdhelur në çështje profesionale. Diçka që kanë pritur prej kohësh në lidhje me lekun do dominojë, ditën e enjte.

Ujori
Pavarësisht vendosjeve, Hënën e kanë te vetja sot dhe nesër, janë lehtësisht të prekshëm nga emocionet të ambjenteve dhe situatave. Duan shumë pak që të ngarkohen emocionalisht. Kujdes në lëvizje ekonomike, të lindurit në ditët e para të shenjës së ujorëve. Një vendim në lidhje me profesionin do dominojë për dy javët në vazhdim.

Peshqit
Me saturnin i cili kthehet në të kundërt ditën e diel, do lehtësohen shumë çështje që kanë të bëjnë në ankthin, më çështje ekonomike, shëndetin fizik dhe emocional. Hënën e kanë te vetja nga nesër, nëse kanë për të kërkuar një zgjidhje në lidhje me ekonominë e tyre, vendoseni në agjendë ditën e mërkurë. Ritmi fillon të përshpejtohet me saturnin në të kundërt. Respektoni faktorin kohë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version