Bulmeti
Një nga më të njohurit në këtë listë është padyshim bulmeti. Ekspertët thonë se ushqimet me bazë bulmetin janë më të vështira për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë lehtë inflamacion në organizëm. Gjithashtu personat që konsumojnë shpesh bulmet rrezikojnë të vuajnë nga diabeti dhe nivelet e larta të kolesterolit. Qumështi përmban hormone të cilat ndikojnë në prishjen e balancës së hormoneve tuaja e sidomos tek gratë duke shkaktuar probleme me vezoret.
Kafja, çaji dhe pijet me gaz
Një grup pijesh shumë i preferuar nga shumica e njerëzve, nga i cili duhet pasur kujdes. Konsumimi i përditshëm i tyre rrit nivelet e kortizonit në trup i cili prek hormone të cilat rregullojnë nivelin e stresit. Kështu me gjasë do të keni cikle gjumi të çregullta, më shumë adrenalinë që ndikon keq në sistemin tuaj imunitar.
Ushqimet me sheqer
Me siguri kur konsumoni një çokollatë apo biskotë të vogël të pasur me sheqer nuk mendoni se sa dëm shkakton në organizmin tuaj. Përtej peshës që shtoni, sheqeri ndikon për keq edhe në balancën e hormoneve tuaja. Rritja e niveleve të glukozës në trup ndikon negativisht në lëkurë dhe rrit frekuencën e puçrave.