Ai është një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale. Ligjëratat e tij, por dhe batuat me ndjekësit shpesh bëhen më të komentuarat.
Imami Ahmed Kalaja, rrëfeu në “Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj, në Vizion Plus se si erdhi ideja për tu bërë pjesë e pandalshme e rrjeteve sociale.
Ndërkohë që janë transmetuar edhe disa nga batutat më pikante që Imami shkëmben me ndjekësit e tij.
“Tik-Tokun me thënë të drejtën nuk e mendoja se ishte kushedi se çfarë. Para tre vitesh hapa një acaunt, i thashë një çuni menaxhoje ti, kur vura re se ai ishte më ekstremi në përçimin e mesazhit, fillova ta menaxhoj vetë”, tha Kalaja.