Dashi
Mbështetja nga njerëz të rëndësishëm do t’ju ngrenë moralin. Edhe pse do të keni përmirësim të të ardhurave, nuk do t’ju ndikojë në buxhet për shkak të shpenzimeve për disa projekte. Kërkoni këshillën e prindërve para se të merrni një vendim shumë të rëndësishëm.
Demi
Në përgjithësi, gjendja juaj shëndetësore do të jetë e mirë, por bëni mirë të mos udhëtoni. Mos e zhgënjeni partneren/partnerin, pasi mund të pendoheni më pas. Ka gjasa t’ju kontaktojë dikush nga e kaluara, me të cilin do të kujtoni kohët e bukura.
Binjaket
Ka ardhur koha që të ndryshoni sjelljen tuaj dominuese në familje. Punoni fort me familjarët për të ndarë me ta uljet dhe ngritjet me të cilat të përball jeta. Mos iu nënshtroni kërkesave të panevojshme të partnerit/partneres suaj.
Gaforrja
Bëhuni optimist dhe shikoni anën e mirë të gjërave. Mos u përpiqni të gjeni gabimet tek të tjerët, pasi për këtë do të kritikoheni edhe nga të afërmit. Sa i përket marrëdhënies romantike, do të jetë dita juaj me fat. Shihni mundësinë për të realizuar një udhëtim, sepse do t’ju ndikojë mjaft mirë si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.
Luani
Bëni kujdes të mos përfshiheni në skema të dyshimta financiare. Disa persona të kësaj shenje ka gjasa të bëjnë disa blerje të shtrenjta. Disa mund të kërkojnë shumë nga koha jote. Përpara se të përfshiheni në ndonjë angazhim të rëndësishëm, sigurohuni që të tjerët të mos përfitojnë nga puna juaj.
Virgjëresha
Ka gjasa që të keni dhimbje në trup. Përpiquni që të shmangni lodhjen e tepër, për të mos përjetuar këto dhimbje. Prindërit mund të humbasin durimin nëse i neglizhoni ata. Partneri/partnerja do t’ju thotë fjalë shumë të vlefshme, të cilat do t’ju mbesin në mendje.
Peshorja
Në jetën tuaj personale do të ndodhë një zhvillim shumë i rëndësishëm, i cili do të gëzojë të gjithë familjen tuaj. Do të ishte mirë të zgjidhnit një problem me të cilin keni kohë që e nënvlerësoni, pasi mund t’ju shkaktojë probleme më të mëdha. Mendohuni mirë para se të vendosni për një projekt.
Akrepi
Nëse kohet e fundit jeni ndjerë të tensionuar, sot keni shansin për të vepruar ashtu siç duhet, çfarë do t’ju çlirojë nga kjo ndjesi. Bashkëshorti/bashkëshortja do t’ju inkurajojnë të hiqni dorë nga duhani. Ka gjasa që disa prej jush të nisin një marrëdhënie të re romantike.
Shigjetari
Disa probleme në shtëpi do t’ju prishin qetësinë, por mbani veten nën kontroll dhe mos ndërmerrni veprime të nxituara. Ka gjasa që disa fatura të papritura, t’ju rrisin borxhin financiar. Do të ishte mirë t’i falnit disa gabime nga e kaluara dhe të ecnit përpara.
Bricjapi
Shfrytëzoni idetë e reja për të fituar para. Tregohuni të vëmendshëm ndaj çfarëdolloj problemi, për të mbajtur gjërat nën kontroll. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush, çfarë do t’ju vijë mjaft në ndihmë.
Ujori
Të moshuarit në familjen tuaj duhet të bëjnë shumë kujdes për shëndetin. Do të jeni pjesë e një eventi të rëndësishëm, të cilin partneri/partnerja juaj do ta kundërshtojë. Mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj. Sa i përket çifteve të martuar, do të zhvilloni një bisedë romantike me njëri-tjetrin.
Peshqit
Lodhja fizike dhe stresi nuk përjashtohen. Do të bëni pak pushim nga punë për të qëndruar në krahët e njeriut të zemrës. Duhet të ndërmerrni hapat e nevojshëm dhe të tregoheni më të vendosur për të arritur ato çfarë dëshironi në jetë.