Sipas hulumtimeve përkatëse, një përqindje e madhe e njerëzve pinë të paktën një kafe në ditë. Pra, nëse i përkisni kësaj kategorie, shikoni se çfarë ndodh me trupin tuaj duke pirë pijen tuaj të preferuar çdo ditë:

Jeni të varur nga kafeina. Në fakt, me kalimin e kohës varësia bëhet gjithnjë e më e madhe. Si rezultat, kur nuk pini kafe, ju bie energjia, nuk mund të përqendroheni, mund të keni dhimbje koke ose të ndiheni të lodhur dhe të dëshpëruar.

Jeni më pak në depresion. Studimet thonë se, pirja e kafesë çdo ditë do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë pasi kafeina rrit aktivitetin e trurit. Gjithashtu, ata që konsumojnë një ose më shumë filxhanë kafe në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga depresioni.

Mund të humbni peshë më lehtë. Në këtë rast kafeja mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë duke përmirësuar performancën fizike në ushtrimet aerobike. Përveç kësaj, ajo ndihmon trupin tuaj të absorbojë dhe djegë acidet yndyrore. Por siç theksojnë ekspertët, kjo nuk do të thotë se kafeja bën mrekulli, ajo thjesht vepron si një nxitës, pasi ushqimi dhe ushtrimet e duhura janë të nevojshme për humbjen e peshës.

Nëse pini kafe çdo ditë pasdite, do keni probleme me gjumin. Ndoshta nuk vlen për të gjithë, por ka të bëjë me një përqindje të madhe. Siç theksojnë ekspertët, efekti i kafeinës në organizëm zgjat gjashtë orë pasi e keni konsumuar. Që do të thotë se nëse pini kafe pasdite ose më vonë, rritni shanset për të vuajtur nga pagjumësia.

Redukton rrezikun e kancerit të lëkurës. Të rriturit që pinë një ose më shumë filxhanë kafe në ditë kanë një shans 20% më të ulët të zhvillimit të melanomës malinje, një kancer vdekjeprurës i lëkurës, sipas hulumtimeve. Studiuesit ia atribuojnë këtë veti të kafesë përqendrimit të lartë të antioksidantëve dhe fitokimikave.

Share.
Exit mobile version