I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, arttisti i madh shkodran Sandër Ruçi rrëfeu “takimin” e tij me vdekjen gjatë kohës që ishte në SHBA.

Ruçi tha se është aksidentuar nga një makinë e FBI-së ndërsa ndiqnin një kriminel. Ai tha se për 35 minuta ishte i vdekur, dhe e ka parë veten të zgjuar më pas në sallën e operacionit.

Pjesë nga biseda:  

Pranvera Borakaj: Ka momente deçizive në jetën e një artisti që mund të ndryshojë disi, një sëmundje ose një aksident?

Sandër Ruçi: Kam patur një aksident. Siç ndodhi rasti i Bogdanit, unë se kam njohur atë djalë po më janë mbushur sytë me lot. Unë kam vdekur ashtu në Amerikë. Natën e Shën Kollit kam shkuar për të blerë fruta, poplicia ka qenë duke ndjekur një njeri, me ata ishte dhe FBI, duke ecur, ai nuk mundi të frenojë dhe goditi makinën, vetëm kur kam parë veten në sallë të operacionit. Doktoresha për fat ishte shqiptare me origjinë nga Kosova, një grua e shkëlqyer. Kujt i kam rënë i thashë? Jo tha nuk i ke rënë të kanë rënë. Kë vdekur 35 minuta, ke thyer qafën. Këtë e di? Si e di mo më tha? Kam dëgjuar gruan. Kam thyer 3 brinjë, klavikulën, kemi patur frikë më tha mos ke patur gjë nga trutë. Më ka ardhur memoria si me çelës. Kam ndejtur 4 ditë në spital, nuk mund të çohesha. Doja të shkoja në banjë vetëm, kam dalë si në karnavale të Korçës, dhe aty më thotë gruaja të kam pa shpinën si me qenë rrahur në bejsboll. Pas katër ditësh shkoj në shpi për Krishtlindje. Kam pirë një gotë verë dhe aty të nesërmen ka shkruar “Notre Dame”. /Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version