E vërteta është se mishi, veçanërisht viçi, shpesh bëhet i thatë gjatë gatimit. Dhe rezultati nuk është gjithmonë ai që duam. Megjithatë, ka disa truke të vogla që e bëjnë mishin të butë.
Shihni disa prej tyre më poshtë:
Një sekret është ta marinoni me sode ose pije freskuese të gazuara. Vendoseni mishin e një nate më parë në një enë, të cilën do ta mbushni me një nga sa më sipër.
Nëse nuk e ndiqni trukun e mësipërm deri në minutën e fundit, mund ta lani mishin me furçë me kivi të grirë. Lëreni për pak dhe më pas gatuajeni.
Nëse do të zieni mishin, që të mos humbasë lëngjet e tij natyrale, vendoseni në ujë të ngrohur tashmë.
Mos e kriposni mishin para gatimit, por gjatë tij.
Mundeni përsëri gjatë gatimit në tenxhere, të shtoni një lugë çaji uthull.
Nëse e gatuani në furrë për të mos u tharë, mbulojeni me letër alumini, në të cilën fillimisht keni hapur vrima. /vizionplus.tv