Alfred Cako i ftuar në “Albano Show” ka rrëfyer një histor mbresëlënëse të ndodhur në Shqipëri vitet e shkuara, gjatë kohës së Mustafa Karabushatlliut.
Konspiracionisti i njohur rrëfeu se Mustafa Karabushatlliu ka patur një murg latin, ici li gjatë kohës që ndodhej në vendin tonë hasi me një vajzë që bërtiste nga nëntoka.
Ai tha se të gjithë kujtonin se bërtisnin fantazmat, por e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi aty ndohej një vajzë që e kishin varrosur gabimisht.
Pjesë nga biseda:
Alfred Cako: Tregon një murg me origjinë latine në kohën e Karabushatlliut, të cilin ai e rriti dhe e edukoi që kishte një shëndet, ai tregon se kur Mustafabushatlliu po shkonte nga Mirëdita në bregun e liqenit dhe kishin varrosur prindërit gabimisht një vajzë që i kishte rënë të fikët dhe ai dëgjonte natën të qarat. Roja i tij që ishte një shqiptar desh e bëri në brekë nga frika dhe ia mbathi, kurse ky vajti aty te varret dhe e hapi dhe panë që aty gabimisht ishte varrosur një vajzë e vogël.
Albano Bogdo: Kjo tregonte sa të prapambetur kemi qenë në ato vite.
Alfred Cako: Po kjo do të thotë se nuk duhet të kemi frikë dhe paragjykime. Forca më e madhe është forca shëpirtërore.
/Vizionplus.tv/