Likopene është një karotenoid që i jep domates dhe shumë perimeve të tjera ngjyrën e kuqe. Tashmë e dimë që sa më e fortë të jetë ngjyra e kuqe, aq më shumë veti të fuqishme kanë antioksidantët e frutit apo perimes. Në këtë artikull, do të lexoni disa nga përfitimet shëndetësore të likopenit, si dhe burimet e saj të ndryshme.

Ka shumë karotenoide (pigmente bimore) që veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, por sipas ekspertëve, asnjë prej tyre nuk mund të rivalizojë likopenin.

Bazuar në studime të ndryshme, meshkujt me kancer beninj të prostatës që rregullisht konsumonin ushqime të pasura me likopenë, kishin përmirësime më të shpejta sesa meshkujt me një dietë të varfër në këtë lëndë ushqyese.

Redukton rrezikun e kancerit të gjirit

Është zbuluar gjithashtu se likopeni mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit që janë të lidhura me ndryshimet hormonale, të tilla si kanceri i qafës së mitrës dhe kanceri ovarian.

Parandalon rezistencën e insulinës

Ekspertët thonë se përfshirja e ushqimeve që përmbajnë likopenë në dietë mund të ndihmojë në pengimin e rezistencës ndaj insulinës, duke parandaluar kështu hiperglikeminë e cila rrit nivelet e glukozës në gjak. Mban kolesterolin në nivele optimale duke ulur nivelet e yndyrnave të këqija.

Ul tensionin e lartë të gjakut

Meqenëse likopenet ndihmojnë në rritjen e kolesterolit të mirë dhe në të njëjtën kohë ulin nivelin e kolesterolit të keq, kjo gjë mund të ndihmojë në mbajtjen e tensionit të gjakut stabël. Kolesteroli i lartë dhe tensioni i lartë i gjakut rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Me ç’ka thamë lartë, kuptojmë që domatet janë ushqimi i preferuar i zemrës duke qenë se likopenet e mbajnë këtë organ të shëndetshëm.

Parandalon osteoporozën

Kjo, sepse likopenet kanë veti antioksidante dhe parandalojnë që qelizat e shëndetshme të preken nga stresi oksidativ. Sipas ekspertëve, stresi oksidativ mund të shkaktojë të gjitha llojet e problemeve, duke përfshirë osteoporozën. Bazuar në një numër studimesh, dozat e larta të likopenit mund të ndihmojnë në fertilitetit e meshkujve. Karotenoidi e bën këtë duke rritur prodhimin e spermës.

Ndalon plakjen e parakohshme të lëkurës

Vetitë e shkëlqyera antioksiduese të likopenit ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të lëkurës nga stresi oksidativ. Likopenet mund t’i gjeni me shumicë tek domatet, shpargujt, produktet me bazë domate, shalqiri, lakrën e kuqe.

Share.
Exit mobile version