Pavarësisht nëse ndiqni tendencat e fundit të thonjve ose zgjidhni thonj tërësisht natyral, kujdesi është një qasje personale që e kanë shumë goca. Por, çfarë ndodh kur ato thyhen shpejtë dhe a është vërtet një shqetësim?
Thonjtë e brishtë janë një fenomen që lidhet me thonjtë e brishtë apo ato që thyhen shpejtë. A jeni kurioz të dini se pse ndodh kjo gjë? Ja disa nga arsyet, sipas mjekëve.
Keni mungesë vitaminash
Besojeni ose jo, thonjtë mund të tregojnë shumë për atë që po ndodh brenda trupit. Një shkaktar i zakonshëm është anemia apo mungesa e hekurit.
Bëni rregullisht manikyr
Ju mund të vendosni xhel ose akrilik për të kamufluar thonjtë e brishtë, por kjo mund të heqë lagështinë dhe vajrat natyralë duke i bërë ata të thatë dhe shumë të predispozuar për t’u thyer.
Keni infeksion mykotik
Infeksionet e thoit janë të zakonshme dhe ato dallohen lehtë, sidomos pas shfaqjes së njollave të bardha, të verdha ose kafe.
Jeni të ekspozuar ndaj kimikateve të forta
Kimikatet e ashpra si açetoni, sapuni i fortë, dezinfektuesi, detergjentët e rrobave shtojnë rrezikun për dëmtimin e thonjve, ndaj për t’i pasur ata të hidratuar dhe të shëndetshëm, ekspertët sugjerojnë që të përdorni doreza sa herë pastroni apo ju duhet të përdorni këto detergjentë.
Fajin e kanë ilaçet
Disa ilaçe, por edhe kimioterapia i bëjnë thonjtë të thatë dhe të brishtë. Kjo pengon rritjen e qelizave me shpejtësi, ndaj edhe ripërtëritja e thoit është më e vështirë.
Mund të keni problem serioze të lëkurës
Psoaris, ekzema apo alopecia, të gjitha këto simptoma të lëkurës ndikojnë në ndryshimin e gjendjes së thonjve.
I mbani shpesh të lagura thonjtë
Duart tuaja janë shpesh të lagura, po uji i tepërt heq vajrat natyralë në lëkurë dhe i bën ato të thatë.
Keni çrregullim të tiroides
Çrregullimet e tiroides duke përfshirë hipotiroidizmin (kur gjëndra juaj tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide) mund të shkaktojnë tharje dhe qërim të thonjve. Pse? Për shkak të sëmundjes, kjo ndikon në qarkullimin e gjakut në lëkurën rreth thonjve duke çuar në rritje të ngadaltë të tyre dhe vështirësi në zëvendësimin e indeve të vjetra me ato të reja.