”Dhe ata jetuan të lumtur deri në përjetësi ‘’, por para se të arrinin tek betimi duhej të shkëmbenin unazat. Të gjithë zonjat e martuara me siguri po sjellin ndërmend momentin kur partneri i tyre ka bërë diçka të tillë.

Por e keni pyetur veten vallë përse kjo unazë vendoset në gishin e katërt të dorës së majtë ?

Rrethi i martesës shkëmbehet nga një çift i martuar për të simbolizuar premtimin e besnikërisë së përjetshme.

Forma rrethore përfaqëson bashkimin, ndërsa vendosja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë vjen nga një praktikë shumë e hershme.

Egjiptianët e lashtë besonin se në gishtin e unazës kalon një venë, “vena amoris”, e cila mbërrin direkt në zemër. Kjo venë është e lidhur ngushtë me shprehjen e emocioneve, veçanërisht me shprehjen e dashurisë.

Më vonë, kjo traditë pagane u përqafua nga të krishterët. Në praktikën kristiane, gishti i unazës është gishti i parë që prek një prift para se të bëjë simbolikën e trinitetit të shenjtë ‘’ Në emër të atit, birit dhe të shpirtit të shenjtë ‘’.

Nëse i referohemi gishtit të katërt nga pikëpamja anatomike duhet thënë që ky gisht është i pari që formohet në fetus. Ai është edhe më i brishti pasi gjendet mes gishtit të tretë dhe gishtit të vogël dhe lidhet me ta me anë të muskulit fleksor.

Sipas mjekësisë së lashtë kineze,çdo gisht përfaqëson lidhjen që ne krijojmë me të dashurit tanë.

Gishti i madh tregon marrëdhënien me prindërit.
Gishti tregues tregon marrëdhënien me motrat dhe vëllezërit.
Gishti i mesëm ju tregon juve.
Gishti i unazës simbolizon marrëdhënien me burrin dhe gruan.
Gishti i vogël përfaqëson marrëdhënien me fëmijët.

Share.
Exit mobile version