Artisti i njohur shkodran Sandër Ruçaj u emocionua në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, pasi ndërsa po intervistohej është suprizuar nga kolegia e tij e vjetër Drane Xhaj, një tjetër ikonë e Teatrit të Shkodrës.

Pjesë nga biseda:

Ruçi: Artisti është pak qeveritar dhe asnjë qeveri ndoshta s’e ka pasur kurrë mik. Prandaj i kanë lënë pak pas dore. Në Shkodër i thonë “nëna e tëra të zezave është fukarralliku”. Unë nuk kam vuajtur për atë punë. Nuk kam pasur arsye të bëj armiq. Aq më tepër kam qenë i pavarur, s’më ka munguar asgjë.

Drane Xhaj: Përshëndetje dhe urime për emisionin! Sandër Ruçi spikati që në hapat e tij të parë për eleganë dhe admirim, për veshin muzikor. Unë kam pasur fatin që ta kem partner në shfaqjet e estradës dhe komeditë e ndryshme të estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës, por edhe si regjisor, sepse ai ka vënë në skenë disa recitale. Ai ishte regjisor, por edhe krijues, ka shkruar shumë  materiale në këto recitale. Në këto recitale unë e kam pasur partner. Të punosh me Sandrin është të mendohesh mirë sepse ai është shumë kërkues në punë dhe kërkesat i ka të një profesionisti. Unë Sandrit i uroj të gjitha të mirat dhe jetë sa më të gjatë në skenë.

Ruçi: Falemners Dana!

Share.
Exit mobile version