Konspiracionisti i njohur Alfred Cako ishte i ftuari i parë me të cilin nisi viti 2024 në emisionin “Albano Show” në Vizion Plus.
Cako, personazhi kontravers shqiptar, ka folur në “Albano Show” për dukuritë misterioze me të cilat përballen njerëzit.
I pyetur nga moderatori Albano Bogdo nëse beson në fantazma dhe çfarë janë ato, Cako ka thënë se fantazmat ekzistojnë por janë ndryshe nga çfarë i imagjinon mendja njerëzore.
Siaps tij fantazmat mund të shfaqen vetëm me anë të meditimit apo nëse marrin leje nga krijuesi.
Pjesë nga biseda:
Albano Bogdo: A beson në fantazma?
Alfred Cako: Populli u thotë fantazma por është trupi astral që shkëputet tek disa njerëz që kanë mundsi ta bëjnë këtë, nëpërmjet meditimit ose zgjedhjes nga krijuesi. Shkëputen dhe kanë një fill argjendi nëpërmjet kërthizës dhe rikthehen prapë, gjatë kohës që janë në gjumë. Kurse fantazmat e të vdekurve bësoj që mund të thirren nga mediumet 40 ditë pasi kanë vdekur fizikisht, trupi i tyre astral mund të rikthehet se jetojnë në një shtëpi të përkohshme në qiell që quhet Devakan, para se të ikë në Nirvan. Prandaj kujtohen dhe 40 ditët, se ka dije se pas 40 ditëve trupi astral komunikon me elementët e tjerë shpirtërorë që jeotjnë dhe ata në Devakan dhe i njofton se trupi fizik nuk gjendet gjëkundi dhe ata largohen për në Nirvanë, kjo është teoria e budizmit.