Zyra për informim e Aleancës për Shqiptarët njofton se Këshilli drejtues i partisë ka propozuar ministra të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në njoftimin ata thonë se për ministër të Shëndetësisë është propozuar Ilir Demiri, ndërsa për ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Naim Bajrami.

“Në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi: – Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë. Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu
Shkarkime të drejtorëve dhe kërkesë për ndryshim të ministrave – përçarja në ASH kalon në nivel tjetër

Dje, po e njëjta zyrë njoftoi se Komisioni kadrovik i partisë i ka propozuar kryeministrit shkarkimin e ministrave aktual të Shëndetësisë dhe atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu.

Theksojmë që ministrat e lartë përmendur janë përkrahës të idesë së Arben Taravarit, i cili publikisht kërkoi që partia e tij të shkojë në zgjedhje së bashku me partitë opozitare shqiptare.

Pasi Taravari e bëri publik qëndrimin e tij, kryetari i Kuvendit Qendror të ASh-së Ziadin Sela, tha se do të kërkojë përgjegjësi nga Taravari, duke shtuar se vendimi i kryesisë së partisë është që në zgjedhje të garojnë të vetme./Telegrafi/

 

Zyra për informim e ASH-së: Ilir Demiri dhe Naim Bajrami janë propozuar për ministra të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version