Personat me iniciale I.A. 43 vjeç dhe E.A. 19 vjeç nga fshati Sellcë në Shtip, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi janë kapur duket prerë dru në mëynrë të paligjshme në pjesën e djegur nga zjarret e fundit në malin Serta, përcjell TV21. Ministria e Punëve të brendshme për rastin në fjalë ka dërguar edhe pamje nga kapja e personave në vendin e ngjarjes, që janë realizuar përmes dronit.
“Atyre iu është marrë një traktor me një rimorkio, dy sharra elektrike dhe dru të prera. Më pas, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip, është marrë urdhër dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tyre në fshatin Sellcë, me ç’rast janë udhëzime dhe autorizime për prerje të masës së drurit, të lëshuara nga N.P. “Pyjet Kombtare”, janë gjetur dhe sekuestruar, fotokopje të letërnjoftimeve për të cilat janë dorëzuar kërkesa për marrjen e lejeve për prerje, një pushkë me ajër, dy bidonë me benzinë, një pajisje e improvizuar për centrimin e optikës së armëve të zjarrit dhe sende të tjera që lidhen me veprën. Po ashtu, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë kundër Krimit – Sektori për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion dhe SPB-Shtip, kanë kryer kontroll dhe kanë marrë dokumentacion në N.P. “Pyjet Kombëtare” – Shtip.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, SPB-Shtip kundër dy personave do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 235 paragrafi 3 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Zjarret në Maqedoni, dy persona kapen duke prerë dru në zonën e djegur në malin Serta appeared first on Telegrafi.