Të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill kanë gjithsej 1.814.317 votues.

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.713.758 zgjedhës, 95.116 zgjedhës janë me punë të përkohshme ose me qëndrim jashtë vendit, ndërsa 2.147 janë duke vuajtur dënimin me burg ose janë në paraburgim.

Në ekstraktin e veçantë nga Lista Zgjedhore për personat që kanë paraqitur kërkesë për votim në përfaqësitë diplomatike konsullore apo zyrat konsullore, janë evidentuar 2569 zgjedhës, si dhe 191 anëtarë dhe zëvendësanëtarë të këshillave zgjedhorë që do të zhvillojnë votimin në zyrat konsullore.

534 zgjedhës, të cilët kanë paraqitur kërkesë për votim, janë regjistruar edhe në ekstraktin e posaçëm nga Lista Zgjedhore për personat që gjatë zgjedhjeve ndodhen në institucionet e përkujdesit jofamiljar, si dhe dy zgjedhës me statusin e të zhvendosurve brenda vendit sipas evidencave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale./Telegrafi/

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version