Gjykatësja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme nga lista pas konkursit të publikuar për zgjedhje të anëtarit të Këshilli Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e pjesëtarëve gjykatës të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës.
Në mbledhjen e Këshillit në të cilin u konkludua Lista e zgjedhjeve gjyqësore dhe është formuar Komisioni për zbatimin e zgjedhjeve, është vendosur që zgjedhjet të mbahet më 4 shtator 2024.
Me vendimin e Këshillit Gjyqësor, u zgjodh edhe kryetajrja e Gjykatës e Lartë Administrative. Gjithashtu janë zgjedhur edhe dy gjykatës të jurisë në Gjykatën e Apelit në Shkup.
“Me 9 vota “PËR” , ushtrues detyre si Kryetar i Gjykatës së Lartë Administrative përcaktohet gjykatësja Violeta Ilievska, dhe deklarojmë se është nënshkrues i të gjitha akteve dhe llogarive të gjykatës dhe ky vendim hyn në fuqi prej nesër, nga 06.08.20224”, thuhet në kumtesën e Këshillit Gjyqësor.
Përveç kësaj, në mbledhjen u vërtetua edhe ndërprerja e funksionit gjyqësor për shkak të përmbushjes së kushteve për kufirin e pensionit të moshës për gjykatëset Anita Danillova nga Gjykata e Lartë Administrative dhe Svetllana Poposka nga Gjykata Themelore Strugë.
Në mbledhje u miratua edhe Ndryshimi dhe plotësimi i Planit vjetor për furnizime publike për vitin 2024 si dhe Ndryshim dhe plotësimi i Rregullores pës sistematizimin e vendeve të punës në Këshillin Gjyqësor të RMV-së.
Zgjedhjet për anëtar të Këshillit Gjyqësor: Do të mbahen më 4 shtator, konkuron një kandidat appeared first on Telegrafi.