Zgjedhjet lokale do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit, njofton kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, në konferencën e sotme me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai informoi se në Kuvend është kërkuar debat publik për ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, të cilat tash e një kohë janë paralajmëruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Gashi theksoi se në seancën e ardhshme plenare, e cila është paraparë të mbahet më 29 prill, pritet të parashtrohet interpelanca për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, e paraqitur nga grupi parlamentar i “Të Majtës”.

“Arsyeja e interpelancës është se Toshkovski, në pozitën e tij si ministër i Punëve të Brendshme, në mënyrë të rëndë e ka neglizhuar dhe në mënyrë të papërshtatshme funksionin e tij publik, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, që ka sjellë një sërë veprimesh të kundërligjshme, skandale dhe transferime të personelit në MPB”, tha deputeti i “Të Majtës”, Sashko Jançev, më 14 prill kur ka njoftuar se po e dorëzojnë interpelancën./Telegrafi/

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version