Liderët e opozitës dhe vëzhguesit e huaj po u bëjnë thirrje autoriteteve venezueliane të publikojnë detaje të rezultateve të zgjedhjeve që sipas tyre, në bazë të të gjitha sondazheve parazgjedhore, janë të papranueshme.

Arsyetimi për mungesën e të dhënave kërkohet në Maqedoninë e Veriut. Prokurori i shtetit të Venezuelës, Tarek Sab njofton se është kryer një sulm kibernetik nga adresat IP në Maqedoninë e Veriut në sistemin elektronik i cili ka ngadalësuar numërimin e votave në zgjedhjet presidenciale.

Reagoi Ministria e digjitalizimit. Ministri Stefan Andonovski tha se bëhet fjalë për një regjim autoritar që liferon informacione për të cilat nuk ka prova.

“Shpresoj që përveç komenteve që dolën në opinion dhe që i kemi vërejtur dhe po i ndjekim me kujdes, nga shteti, nga autoritetet në atë shtet, do të ketë dëshmi adekuate për përfshirjen e pretenduar të disa qytetarëve apo institucioneve tona. Ne po e ndjekim me kujdes procesin.

Ministria nuk është organ hetimor, por do të sigurohemi që askush të mos akuzohet në vend pa pasur prova adekuate për të dhe të mos përfshihemi në betejat e brendshme politike të një regjimi autoritar që ekziston prej vitesh në atë vend dhe qëndrimin e saj ndaj opozitës në atë vend”, tha Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me grupin punues për krijimin e strategjisë kibernetike./Telegrafi/

Zgjedhje në Venezuelë, dyshohet se sulmi kibernetik nga Maqedonia ndaloi numërimin e votave appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version