
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një video deklaratë ka folur për zgjedhjet lokale. Ai thekson se është në dobi të demokracisë që në BDI të ndodh reformimi sa më i shpejtë.
Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, thekson Ibrahimi, Ahmeti duhet të largohet dhe t`i hapë rrugë një partie të reformuar.
“Deklaratat e kreut të BDI-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje lokale kanë të bëjnë vetëm me faktin se ai e di që për herë të parë nuk do të mund t’i manipulojë zgjedhjet. Nuk mund të blejë më vota dhe nuk mund t’i kërcënojë më qytetarët. Ndërsa pa këto mjete ai nuk dëshiron të hyjë fare në garë zgjedhore, sepse e di që ashtu e pret humbja. Në fakt, një BDI e re, pa njollat e së kaluarës, është e mirëpritur në këtë garë zgjedhore. Sa më shpejt të ndodhë ky reformim, aq më mirë për demokracinë dhe për shqiptarët, por edhe për vetë BDI-në. Nuk ka demokraci të vërtetë pa garë të ndershme dhe nuk ka garë të ndershme me Ali Ahmetin në krye të BDI-së.
“BDI-ja e deritanishme, e korruptuar dhe e lidhur me të kaluarën e errët, është e paqëndrueshme. E ardhmja e saj nuk mund të mbetet peng i një njeriu të vetëm. Nëse BDI dëshiron të mbijetojë, Ahmeti duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë një partie të reformuar, që e respekton procesin demokratik dhe garon me besueshmëri”, deklaroi Ibrahimi.
Zeqirija Ibrahimi: Është në dobi të demokracisë që në BDI të ndodh reformimi appeared first on Telegrafi.