Deri sa Republika e Kosovës, po punon intenzivisht në teren për hapjen e rrugës Prizren-Tetovë, RMV-ja ende nuk ka formuar grupin e punës që do te bëj përzgjedhjen e projektit dhe mbikëqyrjen e tij. Me një shkrim në rrjetin social Facebook zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shqairi, ka shkruar se shumë shpejt do të formohet grupi prej 10 anëtarësh pesë nga Kosova dhe pesë nga vendi ynë dhe në fillim të Tetorit do të nënshkruhet marrëveshja.
“Në koordinim me Ministrin Liburn Aliu, kemi vendosur që së shpejti të nënshkruajmë një marrëveshje projektimi dhe të krijojmë një grup punues, në përputhje me memorandumin e mëparshëm të nënshkruar. Ky grup punues do të përbëhet nga pesë anëtarë nga dy shtetet, duke bërë një total prej dhjetë anëtarësh, të cilët do të kenë për detyrë përzgjedhjen e projektuesit të projektit dhe më pas mbikëqyrjen e implementimit të tij.”, ka shkruar Shaqiri.
Edhe kreu i Tetovës dhe njëherit njëri ndër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, që është pjesë e Qeveris tha se po punohet që ky projekt të realizohet, dhe i njëjti nuk duhet të kaloj në Kuvendin tonë.
“Sa i përket segmentit nga ndarja rruga Tetovë-Kodra e Diellit deri në hyrje të tunelit aty do të punojmë bashkë me qeverinë që sa më shpejtë të nisë projektimi i asaj rruge dhe sigurisht edhe në kuadër të qeverisë por edhe me resurse lokale do të shohim mundësinë që sa më shpejtë të nisë rikonstruimi apo ndërtimi i trasesë ku duhet trase e re ku duhet të rikonstruohet ajo lokalja që edhe ne të jemi gati që atë që e bën Kosova në tunele edhe ne pjesën tonë deri në tunel ta kemi gati. Në Kuvendin e Kosovës ka kaluar, merr përgjegjësi komisioni prej 10 anëtarësh që do të jetë në Maqedoni, domethënë me procedurat që do të përcillen në Maqedoni të nis procedurën e shpalljes së tenderit dhe përzgjedhjes së operatorit që do të projektojë tunelin.”, tha kryetari i Tetovës Bilall Kasami.
Rruga Tetovë-Prizeren do të financohet nga të dy vendet Kosovë dhe Maqedonia e Veriut dhe ky projekt do të kushtojë mbi 200 milion Euro.
Zekolli: Marrëveshja për rrugën Tetovë-Prizren do të nënshkruhet në tetor appeared first on Telegrafi.